Ditën e sotme është bërë inagurimi i Bypass-it të Tepelenës ku ka marrë pjesë edhe Kryeministri i vendit Edi Rama.
Rama është shpehur se ky është një nga segmentet më të rëndësishme rrugore që lidh akset Levan-Tepelenë dhe Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë, duke ofruar kështu dhe një panoramë fantastike për udhëtarët.
Në këtë inagurim ka marrë pjesë gjithashtu edhe ministrja Belinda Balluku, ku ka bërë me dije se po rikontruktohet edhe Ura e Ali Pashës, një monument kulture që po rrezikonte rënien për shkak të dëmtimit në njërën këmbë.
Ndërsa kryetari i bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, ka thënë se kjo është ëndrra e të parëve tanë që po bëhet realitet pasi me këtë investim për 50 kilometra Tepelena del në Bregdet.
STATUSI NGA EDI RAMA
Hapet bypass-i i Tepelenës dhe kjo vepër tjetër e rëndësishme e infrastrukturës kombëtare vihet në shërbim të qytetarëve e të sipërmarrjes.
I trashëguar ndër dekada si një shteg buzë kalasë së Ali Pashës, sot segmenti që lidh dy segmentet e rëndësishme rrugore, Levan-Tepelenë dhe Tepelenë -Gjirokastër-Kakavijë, ofron dhe një panoramë fantastike për udhëtarët, si edhe një hapësirë të re lëvizjeje për këmbësorët, duke e fuqizuar më tej ofertën e Tepelenës turistike??☀️
https://www.facebook.com/watch/?v=1933598566771635