Bie pista e ndihmësit Ansi Agolli për De Biazin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kapiteni kuqezi nuk do të jetë në stolin e Azerbajxhanit, trajneri italian ka bërë zgjedhje të tjera. Përkundër asaj që ishte raportuar fillimisht nëpër media, Ansi Agolli nuk do të jetë bashkëpunëtori i Gianni De Biasit tek përfaqësuesja e Azerbajxhanit, pasi italiani ka bërë të tjera zgjedhje.

“La Gazzetta dello Sport” shkruan se ish-trajneri i Shqipërisë ka përzgjedhur si bashkëpunëtorë të tij Beni Karbonen dhe Klaudi Beluçin, dy ish-sulmues të viteve ’90-‘2000 në Serinë A.
Gianni De Biasi i është kthyer detyrës së trajnerit pas gati 3 vitesh. Ish-trajneri i Shqipërisë do të drejtojë përfaqësuesen e Azerbajxhanit.

Fillimisht ishte raportuar se në stolin e kësaj përfaqësueseje, do të ishte edhe një “ish” i Kombëtares kuqezi, ish-futbollisti Ansi Agolli.

Ish-kapiteni i Shqipërisë kaloi në Azerbajxhan vitet më të mira të karrierës së tij. Ai luajti plot 8 vite me Karabakun, duke fituar 5 kampionate dhe 3 Kupa të Azerbajxhanit.

Ai arriti të luante me këtë ekip edhe në Ligën e Kampioneve dhe atë të Evropës. 64-vjeçari De Biasi ishte trajneri që hyri në historinë e futbollit shqiptar, duke arritur t’i drejtonte kuqezinjtë drejt kualifikimit për herë të parë, në fazën finale një veprimtarie ndërkombëtare, siç ishte Euro 2016-ta në Francë.

Italiani qëndroi 6 vite në krye të stolit të Shqipërisë, duke arritur bilancin më të mirë në historinë e Kombëtares kuqezi të futbollit.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Vjedhje dhe llogari të rreme në rrjete sociale, tre të rinj bëjnë kallëzim në polici

Tre denoncime janë bërë në policinë e Shkodrës për profilet e rreme në rrjete sociale. Një 30 vjeçare ka kallëzuar...

Tragjike në Elbasan, hidhet nga pallati një grua

Tragjike në Elbasan, hidhet nga pallati një grua, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. VIJON…

Mjekët në lot, përulen para trupit të 3-vjeçarit që u dhunua për vdekje nga e ëma

Të pashpresë, të përlotur dhe me zemrën e thyer, kështu kanë qenë mjekët para trupit të 3-vjeçarit mëngjesin e sotëm (4 shkurt) spitalin në Pagni...

Politikanë servilë dhe të pazotë

Nga ARTUR  AJAZI Në 22 Qershor të vitit 1991, Tirana priti ish-Sekretarine SHBA James Baker. Ishte nje miting i madh, dhedukej sikur gjithë bota këtej...

“Ti gjysmën e qeverisë e ke në burg”-Rama i përgjigjet komentuesit:Me çfarë metri e mat?

Kryeministri Edi Rama nisi sot serinë e përgjigjes ndaj komenteve në rrjetet sociale mbi një sërë çështjes, si reforma në drejtësi, largimi i shqiptarëve apo shteti bektashi. Pyetjes së...

Lajme të tjera

Web TV