Eksperti i ISHP jep alarmin: Mund të kemi deri në 600 raste në ditë, ja çfarë duhet të bëjmë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka reaguar sërish në “Facebook” lidhur me situatën e pandemisë në vendin tonë.

Dasho shprehet se situata nga COVID-19 në vendin tonë është përkeqësuar dhe mungesa e testimeve bën që numri i të infektuarve mos të paraqesë pasqyrën reale të pandemisë.

I vetmi orientim deri diku i saktë, sipas tij vjen me numrin e vdekjeve në vend.

Me një mesatare prej 3 vdekje në ditë, duke ditur shkallën e vdekshmërisë prej 0.5%, përllogaritet se në popullatë mund të ketë rreth 600 raste të reja në ditë, çka përkthehet në rreth 30-40 shtrime në spital, prej të cilëve 5-10 raste mund të kenë nevojë për kujdes intensiv.

“Ç’duhet bërë në këto rrethana?

Së pari, duhen marrë urgjentisht masa duke aktivizuar trinomin Testo-Gjurmo-Trajto:

– Të testohet më shumë

– Të gjurmohen kontaktet me metoda inteligjente

– Të forcohen kapacitetet trajtuese në çdo nivel të sistemit shëndetësor”, këshillon Dasho.

Postimi nga Erion Dasho

COVID-19: KOHA PËR VEPRIM PROFESIONAL DHE TË PËRGJEGJSHËM!

Fatkeqësisht, numri i rasteve me COVID në Shqipëri sa vjen e rritet. Në mungesë të testimeve, numri i rasteve të raportuara nuk e pasqyron gjendjen reale të epidemisë dhe i vetmi orientim deri diku i saktë vjen nga numri i personave që humbin jetën. Nisur nga ky numër, mund të bëhen disa ekstrapolime të përafërta si vijon.

LEXO EDHE Rëndohet situata në Infektiv, dy pacientë humbasin jetën/ Ja sa ndodhen në gjendje të rëndë
Me një mesatare prej 3 vdekje në ditë, duke ditur shkallën e vdekshmërisë prej 0.5%, përllogaritet se në popullatë mund të ketë rreth 600 raste të reja në ditë, çka përkthehet në rreth 30-40 shtrime në spital, prej të cilëve 5-10 raste mund të kenë nevojë për kujdes intensiv. Shifra këto që, në se materializohen, ndodhen në limitet që mund të përballojë sistemi shëndetësor shqiptar.

Lexo edhe :  155 mijë emigrantë të regjistruar, 37 mijë refuzohen

Ç’duhet bërë në këto rrethana?

Së pari, duhen marrë urgjentisht masa duke aktivizuar trinomin Testo-Gjurmo-Trajto:

– Të testohet më shumë

– Të gjurmohen kontaktet me metoda inteligjente

– Të forcohen kapacitetet trajtuese në çdo nivel të sistemit shëndetësor

Së dyti, duhen korrigjuar gabimet e bëra deri tani që kanë mundësuar transmetimin e COVID në spitale, administratë, mjedise shërbimi, biznese dhe transport.

Së fundi, duhet rindërtuar marrëdhënia e besimit me publikun e cila u dëmtua rëndë gjatë tre muajve të karantinës. Pa një publik bashkëpunues nuk mund të kapërcehet situata.

SITUATA LIDHUR ME COVID NUK ËSHTË OPTIMISTE, POR ME MASA TË SHPEJTA DHE TË FOKUSUARA MUND TË KORRIGJOHET.  /Ra.My. Fjala.al/

Të fundit

Ambasada e SHBA sinjalizon ndryshime, politika e Trump po zbatohet

Kur janë bërë një muaj që kur Donald Trump mori drejtimin e SHBA-ve, ambasada amerikane në vendin tonë ka...

Më e bukura në botë, xhamia Ballies në Elbasan fiton çmimin si “Ndërtesa e Vitit 2025”

E ndërtuar në vitin 1608 Xhamia e Ballies në Elbasan ka fituar çmimin “Arkitektura më e Bukur Fetare e Vitit”. Lajmin e ka ndarë kryeministri...

Përmirësohet gjendja shëndetësore e Papa Françeskut, mjeku: E ka kaluar rrezikun!

Përmirësohet gjendja shëndetësore e Papa Françeskut. Një nga mjekët që merret me trajtimin e tij, tha se Papa Françesku, i cili po trajtohet në...

Sezoni i Peshqve, çfarë do të thotë për shenjat e horoskopit dhe cilat preken

Ndërsa Dielli tani është zhvendosur në shenjën e Peshqve, energjia astrologjike po kalon një transformim të thellë. Sezoni i Peshqve na fton të përqafojmë...

Ndarja sipas zonave/ Apartamentet në plazh do të shiten me 2 mijë € m²

Sa më afër detit aq më shtrenjtë për xhepin. Vlera e apartamenteve në Durrës pritet të rritet me mesatarisht 62% pas miratimit të referencave...

Lajme të tjera

Web TV