Pritej nisja e kampionatit, NBA zbulon dy lojtarë me Covid-19 në Orlando

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

NBA ka bërë me dije se ka zbuluar dy raste pozitive me koronavirus mes lojtarëve që kanë hyrë në Orlando . Të dy lojtarët kanë lënë kompleksin sportiv Disney World Resort për t’u karantinuar. Deri më tani, identitetet e të infektuarve nuk janë bërë publike.

Lojtarët që rezultuan pozitiv nuk dolën nga izolimi i detyruar nga NBA prej 48-orësh  pas arritjes në Orlando , kështu që ligat shpresojnë se këto raste nuk janë fillimi i ndonjë shpërthimi raportojnë mediat ndërkombëtare.

Kampionati bëri një total prej 322 testesh të koronavirusit për të gjithë anëtarët e skuadrave pas mbërritjes në kompleksin Disney World Resort. Në këtë raund të parë të testeve, u zbuluan dy raste pozitive.

Në total, që nga fillimi i procesit të rikthimit në NBA 19 lojtarë kanë rezultuar pozitiv për Covid-19. Këta persona duhet të rezultojnë negativ në dy teste për të qenë në gjendje të ribashkohen në disiplinat e ekipeve të tyre për të marrë pjesë në kampionat.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Vritet në mes të vreshtave shqiptari në Greqi!/ Fjalët e fundit të 41-vjeçarit

Një 41-vjeçar me origjinë shqiptare është vrarë  me armë zjarri në një vresht në zonën rurale të Rafinës në...

Barcelona del publikisht, zbulohen 2 emrat që po kërkon në merkato

Prioriteti kryesor i Barcelonës në merkaton e verës është sulmues anësor Luis Diaz. Drejtori sportiv Deco e ka pranuar publikisht pëlqimin. “Na pëlqen si lojtar,...

Mbledhja urgjente, Vuçiç i jep urdhra ushtrisë të veprojë kundër Kosovës

Pas kërcënimeve të drejtpërdrejta, Serbia shkon një hap më tej kundër Kosovës duke dhënë urdhra për ushtrinë. Gjatë mbledhjes urgjente të Këshillit të Sigurisë,...

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve

Shkencëtarët kanë zbuluar se është më e sigurt që gratë të kenë një fëmijë në një periudhë të caktuar nëntëvjeçare. Lindja mes moshës 23 dhe...

Rama publikon pamjet/Helikopterët Black Hawk do të kenë ‘shtëpinë’ e tyre!

Edi Rama ka bërë të ditur se helikopterët Black Hawk të Forcës sonë Ajrore do të kenë “shtëpinë” e tyre të dedikuar në Bazën...

Lajme të tjera

Web TV