Një reagim ka ardhur nga ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu lidhur me vendimin për mbajtjen e detyruar të maskave.
Përmes një mesazh në ‘Facebook’ ish-deputeti i PD-së, Shehu ka komentuar aktin normativ të qeverisë, që vendos mbajtjen e maskave të detyrueshme në ambientet publike. Sipas demokratit, vendimi është me hile.
Ndër të tjera Shehu ështe shprehur se është detyrë e qeverisë të pajisë me maska qytetarët duke u dhënë nga një maskë falas në ditë ose duke kontrolluar çmimin e maskave.
REAGIMI I SHEHUT
Akti Normativ i Qeverise per maskat, u “mbars me vonese mali e polli nje mi”!!
Me vonese mbi dy mujore Qeveria nxjerr aktin normativ per vendosjen e maskave.
Shprehja “Me mire vone se kurre” ketu eshte jashte kontekstit se pasojat e vonesave jane katastrofale.
Dikush duhet te pergjigjet per kete e pasojat e saj!
Ne e kemi dhene alarmin e kerkuar kete, shume kohe me pare.
Por dhe tashti Vendimi eshte nje “hile” meskine per te hedhur cdo gje mbi qytetaret.
Sepse sigurimi i maskave te pershtateshme eshte detyre e shtetit si kudo ne Europe, qe duhet te shperndaje nga nje cope ne dite gratis per qytetaret ose me cmim te kontrolluar per te tjeret (ne Itali 0,5 E, ne Spanje 0,2 per ato kirurgjikalet).
Se dyti ky vendim eshte i manget ne shume pika, psh maskat duhet te perdoren detyrimisht edhe ne ambjente te hapura me koncentrime te popullesise ose kur distanca midis individeve eshte nen 2 m.
Se treti nuk percakton tipin e maskave qe duhen perdorur, por cdo gje lihet evazive e konfuzive mbas termit “jo medikale”, etj
Pra me kete Akt gjysmak qe del mbas nje “gjumi” te gjate qeverises e shkaterrues per njerrezit, ndersa shteti nuk merr persiper asnje detyrim, ka vetem dicka te qarte, penalizimi i qytetareve me gjobe te rende kur nuk kane maskat… por ku do t’i gjejne ato dhe me cfare mjete finaciare do t’i sigurojne….? /Ra.My. Fjala.al/