EKSKLUZIVE/ Kualifikimi i Kastriotit, Taulant Marku: Bëmë diferencën që në fillim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndihmoi në triumfin e Kastriotit, Taulant Marku: Mund të largohem nga ekipi i Krujës sezonin e ardhshëm

Nga Katerina Tafa

Për një nga emrat më të mirë të Kastriotit, Taulant Markun, performanca e ekipit nga Kruja ishte shumë e mirë. Sulmuesi ka treguar se skuadra për të cilën ai luan e meritoi vendin në Kategorinë Superiore, pasi që nga fillimi i sezonit e deri më tani ka treguar nivel shumë më të lartë se kundërshtarët.

E ndërsa ka folur për vështirësitë që shkaktoi karantina dhe tashmë temperaturat e larta në futboll, Marku ka theksuar se ekipi në fjalë ka pasur thuajse gjithmonë një distancim prej 9 pikësh nga vendi i dytë i Kategorisë së Parë A.

“Duke kërkuar ndjesë për mungesën e modestisë, po them se këtë vit nuk kishim rivalë. Statistikat flasin vetë, gjatë gjithë kampionatit kemi ruajtur një distancë prej 9 pikësh, distancë që na jepte siguri dhe luanim pa presion. Por kjo nuk do të thotë që skuadrat e tjera nuk kanë bërë punë të mirë. Besëlidhja, Korabi dhe ndonjë tjetër janë skuadra që kanë punuar shumë mirë dhe kanë futbollistë shumë të mirë në përbërje.”-është shprehur ai, në një intervistë për gazetën “Fjala”.

Më tej, teksa ka folur për vështirësitë që ka hasur gjatë kampionatit në fjalë, lojtari i Kastriotit ka theksuar ndryshimin e pozicionit në fushë.

“Të them të drejtën, e kam të vështirë kur më duhet të flas për veten, por do të thosha një sezon i mirë. Gjithashtu edhe i vështirë, pasi kam luajtur jo në pozicionin tim natyral si sulmues qendre, por kam luajtur si mesfushor krahu, gjë që më ka penalizuar, duke mos shënuar shumë gola.”-vijoi ai.

Për Markun e ardhmja nuk është vendosur ende, ai ka shtuar që, nëse nuk bie dakord më klubin e Katriotit, atëherë me shumë mundësi do të largohet.

“Mua më përfundon kontrata dhe nuk e kam vendosur nëse do të qëndroj. Do të flas me presidentin, nëse biem dakord ose jo, duhet ta shohim.”-tha ndër të tjera sulmuesi.

Si ka qenë ky sezon për Kastriotin dhe për ju vetë, mund të na flisni pak?

Mendoj se ka qenë një sezon i suksesshëm për skuadrën, pasi objektivi u arrit, por do të thosha një sezon i pazakontë, për shkak të pandemisë. Ndërprerja e kampionatit për dy muaj, pastaj rifillimi ka qenë shumë i vështirë, pasi vinim pas një pushimi shumë të gjatë. Edhe temperaturat e larta na e kanë vështirësuar jo pak situatën. Për mua personalisht, mendoj se ishte një sezon pozitiv në përgjithësi.

Cili ka qenë kundërshtari më i vështirë për ju në këtë sezon?

Duke kërkuar ndjesë për mungesën e modestisë, po them se këtë vit nuk kishim rival. Statistikat flasin vetë, gjatë gjithë kampionatit kemi ruajtur një distancë prej 9 pikësh, distancë që na jepte siguri dhe luanim pa presion. Por kjo nuk do të thotë që skuadrat e tjera nuk kanë bërë punë të mirë. Besëlidhja, Korabi dhe ndonjë tjetër janë skuadra që kanë punuar shumë mirë dhe kanë futbollistë shumë të mirë në përbërje.

Lexo edhe :  E bujshme: Cristiano Ronaldo drejt Kupës së Botës për Klube!

Po vetë Marku, si e cilëson sezonin 2019-2020?

Të them të drejtën, e kam të vështirë kur më duhet të flas për veten, por do të thosha një sezon i mirë. Gjithashtu dhe i vështirë, pasi kam luajtur jo në pozicionin tim natyral si sulmues qendre, por kam luajtur si mesfushor krahu, gjë që më ka penalizuar, duke mos shënuar shumë gola.

Sa ndikoi sezoni në fjalë në formën tuaj si lojtar?

Vija nga Superiorja dhe po luaja në Kategorinë e Parë, jam munduar të stërvitem mirë për të ruajtur ritmin, por, sigurisht, Kategoria e Parë ka tjetër ritëm. E rëndësishme është që kam luajtur në të gjitha ndeshjet. Trajneri Ndreu është ekspert dhe më ka ndihmuar të jem në formë të mirë.

Nëse do të cilësonit një element që e bëri Kastriotin më të mirin të Kategorisë së Parë A për këtë kampionat, cili do të ishte ai?

Për të arritur një objektiv duhet të bëhen bashkë shumë elementë që Kastrioti sigurisht i kishte, por nëse do të më duhej të them vetëm një, atëherë do të thosha fryma e grupit. Në atë ekip ne nuk jemi vetëm shokë skuadre, por jemi shokë edhe jashtë fushe, faktor ky që e rrit harmoninë në skuadër.

Çfarë mendoni se duhej bërë më mirë në lidhje me ecurinë e skuadrës dhe tuajën?

Nuk mund të them një element që mund ta përmirësonte skuadrën, duke qenë se ishte sezon pothuajse perfekt, pasi objektivi u arrit, madje disa javë para fundit të kampionatit. Ndërsa unë duhet të shënoja më shumë gola.

A do të vazhdoni të jeni pjesë e Kastriotit dhe për shumë gjatë, apo keni plane për të lëvizur diku tjetër tani afër?

Mua më përfundon kontrata dhe nuk e kam vendosur nëse do të qëndroj. Do të flas me presidentin, nëse biem dakord ose jo, duhet ta shohim.

Nëse do të zgjidhnit një skuadër për të luajtur, cila do të ishte ajo dhe pse?

Nëse zgjedh një skuadër, do të zgjidhja një që të ketë objektiva, pasi gjatë gjithë jetës kam luajtur për ekipe që kanë objektiva të lartë. Mendoj që kjo më bën dhe mua të stërvitem më mirë dhe të jem më i përqendruar.

Cilat janë planet e Kastriotit për sezonin e ardhshëm, duke marrë parasysh vështirësinë e Superligës?

Planet e Kastriotit për vitin e ardhshëm i dinë drejtuesit, por mendoj që do të formojnë një ekip që nuk do të luajë vetëm për të mbijetuar. Duke parë lojtarët që ka në përbërje Kastrioti, them me bindje që një pjesë e tyre do të luanin shumë mirë në Superiore. Pjesa më e madhe ka luajtur më parë në Superiore me ekipe shumë të mëdha. Gjithashtu, dhe ndërhyrjet që do të bëjnë drejtuesit në merkato, mendoj që do të ndërtojnë një ekip që të mos e diskutojë mbijetesën.ka.ta/Fjala.al/

 

Të fundit

Tri gjëra që do t’i ndodhin trupit tuaj nëse hiqni dorë nga ëmbëlsirat

Sheqeri tani është armiku kryesor i një diete të shëndetshme, pasi është i pranishëm në pothuajse të gjitha ushqimet....

“Duan klikime!” Sa i sinqertë është Elvis Pupa me reagimin e tij?

Aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa, ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me lajmet e publikuara një ditë më parë...

Bllokohet nga rëra gryka e Vilunit, peshkatarët: Dëmton punën dhe ekosistemin

Gryka e Vilunit në plazhin e Velipojës është bllokuar nga mospastrimi i rërës. Problematika e cila vijon prej më shumë se 3 vitesh ka...

Skandal në Gramsh, 70 fëmijë helmohen nga ushqimi në kopsht

Gjatë gjithë kësaj jave dhjetëra fëmijë në Gramsh kanë shfaqur sheja helmimi i cili dyshohet se ka ardhur nga ushqimi që kanë konsumuar në...

Izraeli vret 9 fëmijët e një mjekeje në Gaza, regjistrohen 70 viktima në 24 orë

Një sulm ajror izraelit në Gaza goditi shtëpinë e një mjekeje dhe vrau nëntë nga 10 fëmijët e saj. Këtë e konfirmon spitali Nasser...

Lajme të tjera

Web TV