Një vatër e re nga COVID-19 është regjsitruar në zonën e Devollit ku kanë rezultuar pozitiv 4 pjestarë të një familje mes tyre dhe një mjeke.
Ky është rasti i parë në fshatin Baban i cili nga infektuar gjithë familjen mes tyre vajzën e shtëpisë e cila është mjeke në qëndrën shëndetësore të fshatit Miras.
Anëtarët e kësaj familjeje kanë shfaqur simptoma disa ditë më parë ndërsa sot kanë rezultuar pozitivë të gjithë.
Të infektuarit po qëndrojnë të karantinuar në banesë ndërkohë që janë karantinuar të gjithë ata që ishin pjesë stafit të qendrës shëndetësore. /Ra.My. Fjala.al/