Murrizi ironi me kryeministrin: Keni bërë teatër me reformën zgjedhore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i grupit demokrat Myslim Murrizi kundërshtoi sërish votimin e paktit të 5 qershorit. Ai tha se së pari duhet të votohet hapja e listave më pas të bëhet një kod i ri zgjedhor me qëllim depolitizimin e administratës zgjedhore.

Murrizi akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD-së për pazare dhe duke ironizuar deklaratat e kreut të qeverisë për marrëveshjen e 5 qershorit, peshoi në kandar atë që kërkon opozita parlamentare dhe ajo jashtëparlamentare e drejtuar nga Lulzim Basha.

Unë besoj që teatër keni bërë së bashku. Nuk e prish 5 qershorin. Nuk kërkoj ta prishësh se është si letër dashurie. Ta fusësh në kornizë, ta mbash në zyrë.

Me ne i qëndron marrëveshjes siç qenka e drejtë dhe e kërkojnë shqiptarë, me Lulin për t’i bërë qejfin mes të drejtës dhe qejfit, e drejta ka një mënyrë, qejfin mund t’ia bësh si ta ketë qejfin ai, ka 101 mënyrë. E drejtë që falë kolegëve opozitarë, pa përjashtim.

Nënshkruan më 5 qershor një paçavure letër që duan ta shesin si zgjidhje. Listat e hapura nuk kanë qenë kërkesë e jona por e qytetarëve shqiptarë në 3 zgjedhje.

Ju thoni do ta mbrojmë gjininë femërore, zonjat, po të jetë ky qëllimi më lejoni të them i nderuar Rama që për 8 muaj do jemi në zgjedhje, nëse gardiani do miratojë zgjedhjet në shtator pas ndryshimeve kushtetuese. Nëse shoh ndonjë burrë brenda listës së 1/3 a mund ti thërras me lejen tuaj burrneshë.

Kam kërkuar që në këtë sallë të vijnë njerëz të zgjedhur, jo të fortë, me dinjitet, përfaqësues që nuk e braktisin elektoratin. Nuk mendoj se 5 qershor i heq legjitimitetin parlamentit për të bërë ligje”, deklaroi Murrizi nga foltorja e Kuvendit.

Lexo edhe :  Erion Braçe: Deputetët e rinj të PS nuk janë gati për politikë

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Temperatura deri në 38 gradë Celcius, parashikimi i motit

Ditën e diel moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë territorin. Vranësirat do të jenë të pakta kalimtare...

CEO i Astronomer jep dorëheqjen pas zbulimit të lidhjes jashtëmartesore

Një ngjarje e pazakontë ka tronditur jo vetëm rrjetet sociale, por edhe botën e biznesit në SHBA. Andy Byron, CEO i kompanisë teknologjike Astronomer,...

Laert Vasili tregon aksidentin e rëndë: M’u zhvendos një rruazë e..

Aktori i njohur dhe ish-banori i Big Brother Albania VIP 4, Laert Vasili, ka rrëfyer për “Hipokrati” një moment të vështirë në jetën e...

Konventa e Montreux: Turqia rimerr kontrollin mbi ngushticat strategjike

20 Korrik 1936 Në këtë ditë të vitit 1936, në qytetin e Montreux-it të Zvicrës, u nënshkrua Konventa e Montreux për Regjimin e Ngushticave, një...

Zbulohen fjalët e fundit të pilotit të Air India,tragjedisë që i mori jetën 260 personave

Disa javë pas rrëzimit tragjik të avionit të Air India në Ahmedabad, ku humbën jetën 260 persona, po dalin në dritë detaje të reja...

Lajme të tjera

Web TV