Gjithçka duhet të dini për vënien e maskës, mënyra tjetër s’jep efekt (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas lajmit se mungesa e maskës në ambiente të mbyllura do të dënohet me gjobë, është koha për ta marrë më seriozisht vendosjen e saj.

Janë disa gjëra që duhet të dini kur vendosni maskën, përndryshe nuk ka efekt. Pikë së pari, vendosni se çfarë maske dëshironi.

Mund të përdorni maskat me një përdorim, ato prej cope që mund të ripërdoren nëse lahen me detergjente apo edhe një shall nëse e vendosni si duhet.

Maskat prej cope, që mund të përdoren disa herë, janë ndër më të përhapurat, pasi janë edhe më ekonomiket.

Si fillim, po u përgjigjemi disa pyetjeve:

1. A mund ta heq maskën për të folur?

Jo, nuk mundeni. Virusi përhapet kur personat e infektuar kolliten ose teshtijnë, por edhe kur flasin. “Pikëzat” që lëshohen më pas, mund të bien në sipërfaqe.

2. Si ta mbaj maskën, nëse kam syze optike?

Kombinimi i maskës dhe syzeve optike mund të jetë një nga bezditë më të mëdha të verës. Për të evituar avullin e krijuar tek syzet:

– Vendosni maskën në fillim, më pas syzet.

– Vendosni një pecetë poshtë maskës dhe mbështilleni atë me pjesën e sipërme të maskës.

3. Po ata me probleme mjekësore?

Mbajtja e maskave mund të jetë pak e vështirë për ju, nëse keni probleme apo vështirësi në frymëmarrje. Gjithsesi, këshillohet të provohen disa lloje maskash, pasi mbase mund të gjeni atë që ju përshtatet.

Si nuk duhet ta mbani maskën:

– Mos e mbani maskën në zonën e mjekrës.

– Gjeni maskën që ju përshtatet, jo aq e madhe sa t’ju bjerë dhe jo aq e vogël sa t’ju bezdisë.

Lexo edhe :  Njihuni me parashikimin e motit për sot!

– Mos e prekni pjesën e përparme të maskës.

– Mos i jepni dikujt maskën që keni përdorur ju.

– Mos përdorni një maskë me një përdorim më shumë së një herë dhe lani rregullisht maskat disa-përdorimëshe.

Këshilla e fundit, por jo më pak e rëndësishme: Përpara se të vendosni maskën, sigurohuni që të lani duart, shkruan BBC.

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Vrau 3 persona në Gjilan, autori ka foto me Osmanin dhe Kurtin

Mefail Shkodra, i dyshuar për vrasjen e dy personave sot në Gjilan, është shapllur në kërkim nga Policia e...

“Te Bayern po kaloja në depresion, shpëtova nga Liverpool”

“Nëse ne nuk do të ishim duke jetuar me të në Mynih, do të binte në depresion”. Kështu janë shprehur prindërit e mesfushorit Gravernberch,...

Havzi Nela, poeti përkujtohet ekzekutimi nga regjimi! “Jeton si simbol i lirisë”

Ishte mëngjesi i 10 gushtit 1988, kur poeti Havzi Nela u var publikisht në sheshin “Agjencia” në Kukës, një ngjarje që tronditi vendin dhe...

Turizmi, sa kushtojnë dhomat e hoteleve nga jugu në veri

Hyrjet e të huajve në vend janë raportuar në rritje, ndonëse të dobët, gjatë pjesës së parë të këtij viti, por strukturat hoteliere dhe...

Netanyahu: Qëllimi ynë nuk është pushtimi i Gazës, por çlirimi i saj

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se synimi i Izraelit nuk është pushtimi i Gazës, por çlirimi i saj nga Hamasi. Duke hapur konferencën për mediat,...

Lajme të tjera

Web TV