Milo: Ato të 1992-shit më të mirat, pas ’96-tës s’ka patur zgjedhje të lira

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për kryetarin e Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo zgjedhjet e vitit 1992 kanë qenë më të mirat ndonjëherë dhe të pakontestuara në 30 vite demokraci.

Milo tha në “Repolitix” se e keqja erdhi në vitin 1996 ku PD bëri një masakër elektorale dhe prej atëherë nuk ka më zgjedhje të mira e të ndershme në vend.

Sipas tij, për këtë e ka fajin politika dhe se Shqipëria nuk do të mundet kurrë të arrijë të zhvillojë zgjedhje me standarde që zhvillojnë fqinjët e saj.

“1992 kanë qenë zgjedhjet më të mira të mbajtura në Shqipëri, ku nuk ka patur kontestime, të gjitha të tjerat kanë patur kontestimet. Kemi 30vite që nuk bëjnë zgjedhje pa sherr dhe  duam mbi 15 ditë për të nxjerrë rezultatin. Nuk ju bën përshtypje që si është e mundur që ky vend për 30 vite të mos bëjë dot një palë zgjedhje të pakontestuara dhe në vendet fqinje e nxjerrin rezultatin  shumë shpejt dhe të pakontestuar. Kush e ka fajin populli, politika apo sistemi? Populli nuk besoj se duhet akuzuar pasi  në 1992 votoi dhe e dha rezultatin. E keqja jonë filloi në 1996. Pas 1994 kur u bë referendumi PD e pa fuqinë e popullit dhe në 1996 bëri atë masakër elektorale, pra politika është përgjegjësja. Pas zgjedhjeve të 1996  askush të mos pretendojë që një parti politike ka bërë zgjedhje të lira e të ndershme. Dhe në zgjedhjet që do vijnë nuk do i afrohemi standardeve të zgjedhjeve të mbajtura në Maqedoni as me 50 % , por të paktën të bëjmë zgjedhje të pranueshme dhe fajin këtu e ka politika”, tha Milo.

Lexo edhe :  Berisha akuza Dumanit: Informon krerët e karteleve, nuk i arreston

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën

Naim Meta Zjarrvënësi i demokracisë në Shqipëri ka një emër të vetëm, Sali Berisha, quhet. Sepse demokracinë e mban gjallë...

Ukraina prezanton raketën “Flamingo”, godet objektivat në distancë të largët

Ukraina ka hyrë në një fazë të re të zhvillimit ushtarak me nisjen e prodhimit serial të raketës së re me rreze të gjatë...

Uji i oksigjenuar dhe zbardhja e dhëmbëve: Çfarë thonë ekspertët?

Dhëmbë më të bardhë në shtëpi, pa rreziqe Peroksidi i hidrogjenit, i njohur zakonisht si ujë i oksigjenuar, është një agjent natyral me veti dezinfektuese...

“The Sun”: Turistët britanikë i drejtohen Rivierës Shqiptare

Riviera Shqiptare në jug të Shqipërisë ka plazhet më të bukura, shkruan Kara Godfrey në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “The...

Ishte i pranishëm në Shtëpinë e Bardhë, presidenti finlandez: Putini s’është i besueshëm

Presidenti finlandez Alexander Stubb, i pranishëm me udhëheqës të tjerë evropianë në takimin e Shtëpisë së Bardhë, nuk i beson shumë Vladimir Putinit. Ai ka...

Lajme të tjera

Web TV