Zerimi i tatimfitimit/ Efekti në buxhet 300 milionë lekë, ja sa biznese do të përfitojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situata me të cilën po përballet vendi ynë, si rezultat i epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, e ka bërë të nevojshëm krijimin e një kuadri ligjor lehtësues për ata tatimpagues të cilët përballen me vështirësitë më të mëdha nga kjo situatë.

Për këtë qëllim, qeveria shqiptare është përpjekur maksimalisht të krijojë mundësinë për lehtësimin e kostove për bizneset duke ndërmarrë iniciativa ligjore të ndryshme.

Në këtë kuadër qeveria ka propozuar ndryshime në shkallën tatimore të aplikuar për tatimin mbi fitimin.

Përmes këtyre ndryshimeve synohet realizimi i reformave të mëtejshme të ndërmarra së fundi nga qeveria në kuadër të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, si dhe lehtësimi i barrës fiskale të asaj kategorie biznesi, e cila konsiderohet më vulnerabël ndaj situatës së vështirë financiare të krijuar nga COVID-19, nëpërmjet zerimit të shkallës tatimore.

Me anë të këtij projektligji propozohet që tatimpaguesit, me qarkullim deri në 14 milionë lekë të mos tatohen, pra norma e tatimfitimit të jetë në shkallën 0%. Nga kjo lehtësi do të përfitojnë 12 257 subjekte.

Gjithashtu, ndryshimet e propozuara në këtë projektligj kanë për qëllim harmonizimin dhe me ndryshimet ligjore të propozuara në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar, ku parashikohet një rritje e pragut të TVSH-së nga 2 milionë lekë qarkullim vjetor që është aktualisht në 10 milionë lekë qarkullim vjetor.

Aktualisht, norma tatimore për efekt të tatimit mbi fitimit bazohet në qarkullimin vjetor të tatimpaguesve dhe konkretisht shkalla e tatimit mbi fitimin është 5% për tatimpaguesit me të ardhura deri në 14 milionë lekë në vit dhe 15% për tatimpaguesit me të ardhura mbi 14 14 milionë lekë në vit.

Lexo edhe :  Thika me dy presa e turizmit, shtimi i pushuesve të huaj po rrit çmimet për shqiptarët

Efektet në buxhetin e shtetit nga parashikimet e këtij projektligji vlerësohen përafërsisht në masën -300 milionë lekë/vit, ku do të përfitojnë rreth 12257 subjekte. /ATSH/

Të fundit

Paradoksi i reagimit opozitar kundër projekt Kodit të ri Penal

Nga Mero Baze Vitin e kaluar, kur shumica në pushtet propozoi ngritjen e Komisionit të posaçëm “anti-korrupsion”, i njohur si...

Tarifa e Trump për Shqipërinë? Eksportuesit: Mund të jetë një mundësi e artë

Nga data 7 gusht, çdo produkt që prodhohet në vendin tonë dhe eksportohet drejt tregut amerikan do të paguajë taksë 10%. Vendimi i paralajmëruar...

3 gusht 1778 – Hapet Teatro alla Scala në Milano

Më 3 gusht 1778, në Milano, u hap për herë të parë Teatro alla Scala – i njohur shkurtimisht si La Scala – një...

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Shqipëria do të përjetojë një tjetër ditë tipike vere më 3 gusht 2025, me qiell të kthjellët gjatë gjithë ditës dhe temperatura të larta...

Horoskopi ditor, 3 Gusht 2025

Dashi Klima ne jetën tuaj ne çift pritet te jete mjaft premtuese sot. Do ndiheni mire pranë partnerit tuaj dhe do shkëmbeni me te çdo...

Lajme të tjera

Web TV