Vdekja e 16-vjeçares shqiptare e cila u gjet e vdekur në Trikla të Greqisë mbetet ende një çëshje e pa zbardhur plotësisht.
Hetimet janë në pritje të përfundimit të ekspertizës mjeko-ligjore, ndërkohë që sot pritet të mbahet edhe ceremonia mortore e saj.
Ndërkohë që po hetohen ende ngjarjet e natës mes së martës dhe të mërkurës. Në fakt, sot, në orën 18:30, me orën lokale nga Tempulli i Shenjtë i Agios Athanasios Baras, do të bëhet funerali i shqiptares Maria Hyseni, e cila u gjet e vdekur të mërkurën në kodrën e Profitis Ilias.
Bazuar në zhvillimet e fundit, një zyrtar i policisë i konfirmoi familjes që një oficer policie pranon që ai e takoi 16-vjeçaren, por sqaron se pas takimit ai e ktheu vajzën përsëri. Në fakt, polici thuhet se ka ardhur nga Athina.
Gjithashtu polici 27-vjeçar dëshmoi se, kur ai u largua nga vendi i takimit, ‘16-vjeçarja ishte mirë dhe nuk tregoi asnjë shenjë shqetësimi’. “Për vdekjen e saj mora vesh të nesërmen nga media”, ka deklaruar ai.
Në të njëjtën kohë, motra e 16-vjeçares dëshmoi se të martën në mbrëmje, motra kishte një takim me 27-vjeçarin në sheshin Trikala. Sipas saj, në videot që i treguan asaj nga policia, ajo pa që motra e saj po dilte nga makina e tij dhe po shkonte vetëm në kodrën e Profitis Ilias, ku u gjet e vdekur disa orë më vonë. /Ra.My. Fjala.al/