Vdekja e 21-vjeçares te Infektivi, Brataj: Vuante nga këto sëmundje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skënder Brataj, kreu i Urgjencës Kombëtare ka folur rreth situatës nga Covid-19 të krijuar në vendin tonë. Gjatë intervistës në “Provokacia”, Brataj veçoi infektimet e moshave të reja dhe gjithashtu foli për rastin e 21-vjeçares e cila pak ditë më parë humbi jetën si pasojë e koronavirusit. Brataj tha se personat të cilët vuajnë nga patologji të ndryshme janë më të rrezikuarit.

21-vjeçarja për të cilën nuk u dha asnjë e dhënë tjetër përveç moshës dhe se vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese, sindromën metabolike, hipertension, obezitet dhe diabet, u bë viktima më e re nga Covid-19 në Shqipëri.

“Për të rinjtë, me hapjen e masave dolën më shumë dhe janë më të pak të kujdesshëm. Për sa i përket të rinjve në terapi intensive nuk më rezulton, ishte vetëm rasti i djeshëm por ishte me sindromë metabolike, që përfshin hipertensionin, obezitetin dhe diabetin. E kemi thënë që ata me patologji janë më të rrezikuar”, u shpreh ai./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

1991 – Beteja e Vukovarit, si nisi lufta simbol për pavarsinë e Kroacisë

Beteja e Vukovarit ishte një nga ngjarjet më dramatike dhe simbolike të Luftës së Pavarësisë së Kroacisë. Ajo filloi...

Horoskopi ditor, 25 Gusht 2025

Dashi Nëse jeni ne një lidhje duhet te harroni gjithçka qe keni kaluar me pare dhe te shihni me pozitivizëm drejt se ardhmes. partneri do...

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë londinez: "Vëlla, tani Anglia ka...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Lajme të tjera

Web TV