‘Pa temperaturë’, ja si shfaqet koronavirusi te të rinjtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Statistikat në shumë shtete tregojnë një rritje të infektuarve te moshat e reja, kryesisht 20-30 vjeç. Mjekët thonë se moshat e reja paraqesin simptoma të ndryshme nga ato të moshave të tjera.

“Ne po shohim shumë të rinj që po vijnë për kujdes mjekësor dhe shpesh duhet ti shtrojmë në spitale”, tha Dr. William Schaffner, profesor i sëmundjeve infektive në Universitetin Vanderbilt.

Kërcimi në raste të tilla reflektohet në qytete si Nashville, ku të rinjve të moshave 25 deri në 34 vjeç janë kryesisht duke iu dëmtuar mëlçia.

“Spektri i simptomave vazhdon të zgjerohet dhe kështu që të rinjtë shpesh kur vijnë nuk kanë ethe, dhe duket se dhimbja e barku është një tregues i shpeshtë i koronavirusit te të rinjtë,” tha Schaffner.

Simptoma të tjera përfshijnë diarre, humbje shije dhe erë, dhe dhimbje koke të rënda.

Klinikat në Nashville thonë se po marrin shumë telefonata nga të rinjtë me COVID-19 që vuajnë nga migrena e dobësuar, diçka që nuk ja qetëson asnjë ilaç.

“Ne e kuptuam se ky virus mund t’ju bëjë një sërë dëmesh, pa asnjë simptomë, simptoma të butë, një koleksion më të madh të simptomave … padyshim që mund t’ju bëjë shumë të sëmurë dhe (ju) të vini në spital dhe shkatërron funksionimin e organeve tuaja “shpjegoi Schaffner.

Vigjilenca është thelbësore. Kushtojini vëmendje ndonjë prej këtyre simptomave, izolohuni dhe prisni disa ditë para se të testoheni. Shpesh testet po shfaqen negativ nëse merren shumë herët.

Mjekët sugjerojnë që të testohen rreth katër ditë pasi të fillojnë të ndjejnë simptoma, në këtë mënyrë virusi do të shfaqet në tampon./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Lady Diana, princesha që la klasën e parë për të ndihmuar nënën me fëmijë tek ekonomiku

Lady Diana është lajm sa herë përmendet emri i saj, për gjithë thjeshtësinë dhe ngrohtësinë që shfaqte si princeshë....

Skandal financiar në Britani, nis hetimi për mashtrim në projektin gjigand HS2

Një hetim i thelluar është hapur në Mbretërinë e Bashkuar pas dyshimeve për mashtrim fiskal dhe keqpërdorim fondesh në një nga projektet më ambicioze...

Zbulohet lista: Kush janë futbollistët më të paguar të Botërorit të klubeve?

Leo Messi përfaqëson MLS-në në Botërorin e klubeve si lojtari më i paguar i kontinentit amerikan dhe është pjesë e listës së 20 futbollistëve...

Anija kozmike e Agjencisë Hapësinore sjell pamjet e para të polit jugor të Diellit

Videoja dhe imazhet e para të polit jugor të Diellit janë dërguar në Tokë nga anija kozmike Solar Orbiter e Agjencisë Hapësinore Evropiane. Imazhet...

Befasia e madhe nga Juventusi: 70 mln euro për sulmuesin më të kërkuar në Europë

Përveç klubeve të Premier League, në garë për Viktor Gyökeres futet seriozisht edhe Juventus. "Corriere dello Sport" raporton se Juventus, brenda pak ditësh do...

Lajme të tjera

Web TV