Video/Parashikimi i frikshëm në librin e vitit 2004 për virusin Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

A mund të parashikohet e ardhmja?
Ka shumë diskutime lidhur me këtë çështje, por le të përqëndrohemi në situatën e pandemisë botërore nga Covid-19.

Një pjesë e madhe e njerëzve mendojnë se koronavirus është i krijuar në një prej laboratorëve të Wuhan—it në Kinë.

Por a mbështetet në argumenta kjo teori konspirative?

Prej disa muajsh në “Whats app” qarkullon një video, fragment i shkëputur nga libri i autores së njohur amerikane Sylvia Browne.

Në librin e saj “Profetësitë”, të botuar në 2004-ën, Browne ka shkruar rreth një pandemie të ashpër që bota do të përballej në 2020-ën.

“Në vitin 2020 do të bëhet praktikë e zakonshme të veshësh maska ​​kirurgjikale dhe doreza gome në publik, për shkak të një epidemie rëndë si pneumonia që do të sulmojë si mushkëritë ashtu edhe kanalet bronkiale dhe që do të jetë rezistent ndaj çdo lloj trajtimi.Kjo patologji do të jetë veçanërisht shqetësuese, sepse pasi do të provokojë një dimër paniku absolut, do të duket se do të zhduket plotësisht për dhjetë vjet të tjerë, duke e bërë edhe më të vështirë për të gjetur shkakun dhe kurimin e tij “”-shkruan autorja në librin e saj.

Në pesëdhjetë vite aktivitet, Browne ka bërë parashikime për jetën politike dhe shoqërore të vendit. Ajo ka deklaruar aftësinë e saj të për të diagnostikuar sëmundje dhe për të qenë në gjendje të ndihmojë policinë dhe familjet në rastet më të ndryshme të pazgjidhura por është parë me skepticizëm për shkak të dështimeve që ka patur në lidhje me rastet që pretendonte të zgjidhte shkruajnë mediat italiane.

Sylvia Browne një autore shumë e njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vetëshpallur si një “profete” e aftë për tu kthyer pas në kohë dhe për tu lidhur me shpirtrat. Browne ka qënë një personazh shumë i njohur televiziv e cila ka marrë përsipër tu gjejë prindërve fëmijët e humbur apo dhe të parashikojë vdekjen por ka dështuar.
A është  ky një rast suksesi i Sylvia Browne ?

Lexo edhe :  Meta kërkon lirinë/ Apeli i Gjykatës së Posaçme vendos këtë të enjte për kërkesën e tij

Nga informacionet e shkëptura nga libri i saj “Profetësitë” i botuar në vitin 2004, duket se përshkruhet me detaje situata në të cilën ndodhet sot bota. /Ra.My. Fjala.al/

 

https://streamable.com/evpnzw

 

Të fundit

Rama: Jemi shumë afër anëtarësimit në BE, plani i përbashkët do të realizohet plotësisht

Në një prononcim të shkurtër për mediat, në nisje të samitit BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, kryeministri Edi Rama theksoi...

1 Korrik 1890 – Miratohet Akti Sherman kundër monopoleve

Ligji i parë federal në SHBA që synon të frenojë monopolin dhe konkurrencën e pandershme Një hap vendimtar drejt ekonomisë së lirë dhe mbrojtjes së...

Një vit pa Ismail Kadarenë! Gjinushi: Ndër figurat më të ndritura të kombit shqiptar

Një vit pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, Shqipëria vazhdon të kujtojë me respekt dhe nderim figurën e tij...

Plas sërish sherri me Trump, Musk: Jetojmë në vendin e partisë së derrave të fëlliqur!

Shefi i X dhe Tesla, Elon Musk, ka bërë thirrje për themelimin e një partie të re në SHBA, që sipas tij do kujdeset...

E konfirmojnë autoritetet: COVID është rikthyer në Shqipëri! Ja ç’po ndodh

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), Eugena Tomini, ka deklaruar se në javët e fundit janë konfirmuar 6 raste të reja me Covid-19...

Lajme të tjera

Web TV