6 nivelet në të cilat shfaqet virusi, simptomat dhe pacientët më të rrezikuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkencëtarët britanikë kanë analizuar të dhënat e mbledhura nga një aplikacion për gjurmimin e simptomave COVID-19, gjerësisht i përdorur, dhe kanë zbuluar se ekzistojnë gjashtë lloje të dallueshme të sëmundjes, të cilat ndryshojnë nga njëra-tjetra nga një grup simptomash.

Një ekip i King’s College në Londër zbuloi se të gjashtë llojet lidhen gjithashtu me atë se sa i rëndë është infeksioni dhe me mundësinë që pacienti të ketë nevojë për ndihmë për frymëmarrje – siç është oksigjeni ose ventilatori – nëse ata janë shtruar në spital.

Gjetjet mund të ndihmojnë mjekët të parashikojnë se cilët pacientë me COVID-19 janë më të rrezikuar dhe ka të ngjarë të kenë nevojë për kujdes spitalor në valët e ardhshme të epidemisë.

“Nëse mund të parashikoni se kush janë këta njerëz në ditën e pestë, ju keni kohë t’u jepni atyre mbështetje dhe ndërhyrje të hershme, të tilla si monitorimi i oksigjenit në gjak dhe niveli i sheqerit, dhe të siguroni që ata të jenë të hidratuar siç duhet”, tha Claire Steves, një prej mjekëve që ishin pjesë e studimit.

Përveç kollës, etheve dhe humbjes së nuhatjes – shpesh të theksuara si tre simptoma kryesore të COVID-19 – të dhënat e aplikacionit treguan simptoma të të tjera si dhimbje koke, dhimbje të muskujve, lodhje, diarre, konfuzion, humbje të oreksit dhe gulçim.

Rezultatet gjithashtu ndryshuan dukshëm; disa kishin simptoma të buta, të ngjashme me gripin ose një acarim dhe të tjerët pësuan simptoma akute ose vdiqën.

Studimi, i cili nuk ka marrë ende opinionet e shkencëtarëve të pavarur, i ndan gjashtë llojet e COVID-19 si:

1- Si gripi, por pa ethe: Dhimbje koke, humbje nuhatjeje, dhimbje muskulore, kollë, dhimbje të fytit, dhimbje në gjoks, pa temperaturë.

Lexo edhe :  Ultimatumi i Ramës, nisin dorëheqjet e administratorëve në bashkitë Korçë e Kolonjë

2 – Si gripi me ethe: Dhimbje koke, humbje nuhatjeje, kollë, dhimbje të fytit, ashpërsi, ethe, humbje e oreksit.

3 – Gastrointestinal: Dhimbje koke, humbje e nuhatjes, humbje e oreksit, diarre, dhimbje fyti, dhimbje në gjoks, pa kollë.

4 – Nivel i rëndë, lodhje: Dhimbje koke, humbje e nuhatjes, kollë, ethe, ngjirje, dhimbje në gjoks, lodhje.

5 – Niveli i rëndë dy, konfuzion: Dhimbje koke, humbje e nuhatjes, humbje e oreksit, kollë, ethe, ngjirje, dhimbje të fytit, dhimbje në gjoks, lodhje, konfuzion, dhimbje muskulore.

6- Niveli i tretë i rëndë, barku dhe frymëmarrja: Dhimbje koke, humbje e nuhatjes, humbje e oreksit, kollë, ethe, dhimbje të fytit, dhimbje në gjoks, lodhje, konfuzion, dhimbje muskulore, gulçim, diarre, dhimbje barku.

Pacientët me nivele 4, 5 dhe 6 e kanë më shumë të ngjarë të shtrohen në spital dhe të kenë nevojë për aparaturat e frymëmarrjes.

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke...

“Lulzim Basha ishte ministër i Ramës për opozitën”

Belind Këlliçi ka lëshuar akuza të ashpra ndaj ish-kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke e cilësuar atë një ministër shtetit për opozitën të...

Gjermania dhe Britania nënshkruajnë traktatin e ri të mbrojtjes

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka folur pas nënshkrimit të një traktati të ri mbrojtës me kancelarin gjerman Friedrich Merz. Sipas mediave të huaja, Starmer...

Aksident në Gramsh, makina del nga rruga, plagosen 3 persona

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur në Sotirë të Gramshit. Fuoristrada në të cilën udhëtonin tre personat ka dalë nga...

Konflikti i pronësisë, gruaja nga Lezha i hedh kundërshtares vaj makine në fytyrë

Një konflikt pronësie i pa zgjidhur nga organet shtetërore ka futur në sherr familjet në Dajç të Lezhës. Madje, një qytetare i ka hedhur kundërshtares...

Lajme të tjera

Web TV