Lojtarët e Barcelonës kërkojnë Patrik Klajvertin si trajner

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk është ende zyrtare, por Barcelona ka të ngjarë të ketë një trajner të ri për ndeshjet e Ligës së Kampioneve. Lojtarët e Barcelonës dëshirojnë që Patrik Klajvert ta marrë drejtimin e skuadrës për ndeshjen e Ligës së Kampioneve kundër Napolit.

Kike Setien u emërua trajner i Barcelonës në janar, kur zëvendësoi të shkarkuarin Ernesto Valverde, dhe skuadra e tij barazoi 1-1 me Napolin në ndeshjen e parë të turit të 16-shes në Ligën e Kampioneve në “San Paolo”. Por klubi katalan u rrëzua prej fronit të kampiones në  Ligën Spanjolle nga rivalja e përjetshme, Reali i Madridit, dhe sipas mediave në Spanjë, Setien e ka humbur plotësisht besimin e skuadrës.

“Mundo Deportivo”, një gazetë katalane e afërt me klubin, shkruan se lojtarët e duan që Klajverti të zëvendësojë Setienin. 61-vjeçari është hëpërhë drejtor i akademisë së Barcelonës, prandaj emërimi i tij do të ishte i brendshëm.

Holandezi është figurë e njohur në “Kamp Nou”, ku luajti nga viti 1998 deri më 2004, duke shënuar 122 gola në 257 ndeshje.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

“Visi negociatori më i mirë”/ Operacioni “Ura”, zbardhet dëshmia e Dumanit për italianët

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin “Ura”, që çoi në goditjen e një rrjeti të gjerë...

50% e kërkesave janë refuzuar, ndërrimi i operatorit të numrave celularë ende me probleme

Portabiliteti i numrave celularë arriti nivelin më të ulët historik vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP),...

Operacioni me miliona euro të sekuestruara, SPAK: 500 kg kokainë do nisej nga Ekuadori

Prokuroria e Posaçme ka reaguar lidhur me megaoperacionin e zhvilluar ditën e sotme në Shqipëri dhe Itali kundër krimit të organizuar dhe trafikut ndërkombëtar...

Erion Braçe zbulon se do të pranonte postin e ministrit vetëm me kusht që të ketë…

Iftuar në emisionin “Ndryshe” ka qenë deputeti socialist, Erion Braçe. Ai ka treguar më shumë rreth zgjedhjeve, si shkoi gjithçka dhe ka sqaruar njëkohësisht...

Megaoperacioni Shqipëri-Itali, SPAK: Grupi porositi 500 kg kokainë nga Ekuadori

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me operacionin ndërkombëtar “Ura”, të zhvilluar së bashku...

Lajme të tjera

Web TV