A do të këtë në Shqipëri zgjedhje të lira dhe të ndershme? Këtë pyetje vijojnë të bëjnë rëndomtë shqiptarët duke mos pasur aspak besim tek ajo që quhet reforma zgjedhore.
Për pjesën më të madhe togfjalëshi “reformë zgjedhore” nuk thotë më asgjë, njolloi si togfjalëshi “zgjedhje të lira dhe të ndershme” për OSBE-OHDIR.
Zgjedhjet e vitit 2021 janë “thembra e Akilit” për politikën e ditës në Tiranë. Përplasjet e forta Rama,Meta Basha jenë të pashmangshme. Sigurisht këtu nuk është halli tek reforma, listat e hapura apo koalicionet, por se kush do të marrë pushtetin në zgjedhjet e vitit 2021.
Takimi që do të zhvillojë nesër Këshilli Politik për reformën zgjedhore pritet që të shndërrohet në takim historik. Nga ajo që vendoset nesër shqiptarët do të kuptojnë se nga do fryje era e fitores për 2021-shin.
Secila parti politika ka dërguar më të besuarit e saj tek ky Këshill Politik që do të mblidhet nesër më 20 korrik në orën 11:00, në Pallatin e Kongreseve.
Përveç Damian Gjiknurit, mazhoranca do të përfaqësohet nesër edhe nga kryeministri Edi Rama, ndërsa Partia Demokratike do përfaqësohet nga Oerd Bylykbashi dhe Gazment Bardhi, ndërsa LSI-në e përqafëson Petrit Vasili.
Edi Rama ftoi dhe presidentin Ilir Metën t’i bashkohej tryezës, por presidenti ende nuk e ka
konfirmuar pjesëmarrjen, ndonëse ishte ky i fundit i cili propozoi që ndryshimet në Kushtetutë të diskutoheshin në këtë tryezë.
Ndërkohë një ditë më parë opozita parlamentare kërkoi përfaqësimin në Këshillin Politik Myslim Murrizin dhe Rudina Hajdarin.
Plotë 28 deputetë firmëtarë të tre grupeve parlamentare dhe të deputetë të pavarur, të cilët kanë kërkuar ndryshimet kushtetuese janë dakordësuar që të përfaqësohen në Këshill nga Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari si kryetare e Komisionit te Integrimit.
Qëndrimet dhe qasjet e kundërta politike mund të bëjnë që për shkelje të afateve kohore të zgjedhjeve që mund të mbahen në muajt maj ose qershor Shqipëria mund të hyjë në zgjedhje pa lista të hapura.
Faktori kohë do të penalizoj vendin duke e çuar atë në zgjedhje pa lista të hapura pasi çdo procedurë do të kërkojë kohën e vet, përkatësisht dakordësia, dekretimi nga presidenti, dërgimi në kuvend dhe miratimi.
Ndërkohë interesi për takimin e nesërm nuk është i njëjtë kur krahasojmë Ramën, Bashën dhe Metën. Kryedemokrati nesër do jetë në Kosovë. Ndërsa përplasja më e madhe si e keni parë edhe në media pritet të jetë Rama-Meta. Kush fiton këtë duel, fiton edhe zgjedhjet e vitit 2021.
la.mi/Fjala.al