Hajdari thirrje Bashës: Reflekto për listat e hapura, ndryshe do jesh në anën e keqe të historisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja e opozitës,Rudina Hajdari, pas mbledhjes së Këshillit Politik, që zgjati gati 5 orë e gjysmë, i ka bërë  thirrje kreut të PD-së Lulzim Basha për të reflektuar për lista të hapura.

Ligjvënësja deklaroi se kemi një shans historik për të hapur listat, dhe nëse PD nuk bashkohet me këtë kauz do të jetë në anën e keqe të historisë.

“Ne sot erdhëm për të diskutuar mbui ndryshimet kushtetuese dhe menduam se opozita jashtëparlamentare kishte ardhur këtu me një axhendë reflektuese mbi listat e hapura. Këto ndryshime kushtetuese garantojnë atë kërkesë të 80% të shqiptarëve që duan listat e hapura dhe ajo që pamë ishte një diskutim mbi marrëveshjen e 5 qershorit dhe nuk kishte reflektim mbi ato ndryshime që garantojnë këto të drejta që tani duhet të përqafohen nga e gjithë opozita ndaj edhe këtë radhë dua t’i bëj thirrje të drejtpërdrejt opozitës jashtë parlamentarë, kryetarit të opozitës, z.Basha që të mos i rreshtojë demokratët në rresht me ata njerëz që duan lista të mbyllura, t’i rreshtoj demokratët dhe çdo qytetar që është në opozitë sot për të mbështetur listat e hapura, përndryshe besoj se ata do jenë në anën e keqe të historisë sepse kemi një shans historik për të hapur listat, për të përqafuar një ndryshim thelbësor për Shqipërinë që do ta ndihmonte opozitën që rë bënte një ndryshim rrënjësor për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Nëse mendoni se në këtë Këshill Politik vihet për një marrëveshje, dhe me ç’pashë, pranuan që marrëveshja nuk është e plotë, që nuk adreson shit- blerjen e votës. Kam një pyetje për Bashën, pse e braktise parlamentin, pse i çove në rrugë, dhe minimum të luftoje për shit-blerjen e votës. Ke premtuar që në zgjedhjet e ardhshme do mbështesësh listat e hapura. Kjo është një thirrje që opozita të rreshtohet me kauzën, jo me Rudinën as me Murrizin, por, me qytetarët që duan. Marrëveshja e 5 qershorit është pikënisje, jo fundi i rrugës. Nuk mundet që demokratët të lënë negocimin e kësaj marrëveshje nga një person që nuk ka tagrin e një vote. Sot erdhi një person me zero vota për të mbrojtur një marrëveshje për Reformën Zgjedhore. Basha të vijë të mbrojë demokratët, të mbrojë Reformën Zgjedhore dhe të bëjmë ato ndryshime.Mos fshihemi pas gishtit që kjo marrëveshja ka gëzimin e ndërkombëtarëve. Dua të shfrytëzoj këtë kohë deri më 30 korrik dhe opozita të rreshtohet për një Reformë Zgjedhore. Nuk mund të dalim para një mazhorance duke dalë sikur ata do na japin ne ndonjë copë apo llokëm. Duhet të rreshtohemi dhe Basha s’duhet të ketë asnjë frikë për hile. Se unë s’jam Edi Rama. Hajde e bëjmë Reformën Zgjedhore për së mbari, me ato ndryshime.”– tha Hajdari.

Lexo edhe :  PD kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Gjirokastër e Vlorë

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Plas mes Putinit dhe Vuçiçit/ Rusia zbulon “tradhtinë”: Serbët po na qëllojnë pas shpine

Inteligjenca e Rusisë ka zbuluar atë që po konsiderohet nga spiunët e Putinit “një tradhti nga Serbia dhe përpjekje...

Futbollisti shqiptar jep urimin e zemrës: Do Zoti, mposhtim Serbinë

Një takim simbolik, por me mesazhe të forta, vetëm pak ditë para ndeshjes së shumëpritur Shqipëri – Serbi. Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, ishte...

Shqiptarët të fiksuar pas ChatGPT dhe Temu!/ Dy aplikacionet “pushtojnë” Shqipërinë

Përdoruesit shqiptarë të teknologjisë po përqafojnë gjithnjë e më shumë risitë digjitale. Sipas të dhënave të fundit nga Appfigures për muajin maj, ChatGPT dhe...

“Kosova është gati për NATO!”/ Presidentja Osmani krah ushtrive në “Defender Europe 25”

Presidentja Vjosa Osmani vizitoi ushtritë e angazhuara në stërvitjen e madhe “Defender Europe 25”, ku Kosova jo vetëm që merr pjesë, por është edhe...

“Një grua tjetër ka hyrë në mes”/ Barack Obama dhe Michelle hedhin poshtë zërat

Ish-Presidenti Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle Obama, prej kohësh thuhet se kanë një krizë serioze në martesën e tyre. Edhe pse më herët...

Lajme të tjera

Web TV