Shkarkimi i Metës/Adnor Shameti: Humbëm betejën, por jo luftën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Adnor Shameti ka qenë ndër të parët deputetë të PS që kanë kërkuar shkarkimin e presidentit të Republikës Ilir Meta. Por pas 1 viti e 7 muaj Komisioni i posaçëm hetimor parlamentar në të cilin Shameti është anëtar zëvendësues , nuk e shkarkoi kreun e shtetit. Gazetar Roland Qafoku e pyeti Shametin gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, për këtë çështje përgjigjia e  Shametit ishte: Humbëm betejën por jo luftën.

 -E humbët një betejë të madhe. Një vit e 7 muaj thatë që do e shkarkonit presidentin dhe nuk e shkarkuat. Cili është komenti juaj?

-Që ta bëj edhe pak me humor, edhe nëse kemi humbur një betejë, nuk kemi humbur luftën. Nga ana tjetër, unë jam një nga firmëtarët e nismës për shkarkimin e presidentit.

-Si e firmosët?

-Me bindje absolute dhe i qëndroj në çdo gërmë. Po të bësh një paralele ky është një karton i verdhë.  Sado keq mund të më vijë mua personalisht, individualisht i qëndroj kërkesës origjinale që anulimi i zgjedhjeve të 30 qershorit e bënte në mënyrë të padiskutueshme të ligjshme, shkarkimin e presidentit. Unë jam i sigurt se Ilir Meta 30 qershorin s’ka për t’a përsëritur më, sa të jetë aty deri në 24 korrik 2022. Nuk ka për të tentuar më që të bëjë dekretime, çdekretime siç i do qejfi./Fjala.al/Ke.Ba

https://youtu.be/31OucNrLfGk
Ndiqni LIVE emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, në FJALA TV

https://www.facebook.com/110078253909771/videos/286144082470970/

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV