Shameti: Shqipëria si Irlanda

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lidhur me emigracionin dhe ikjet e shqiptarëve, deputeti i  PS Adnor Shameti,  shpjegoi këtë dukuri duke e  lidhur me Irlandën. Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, tha se në Irlandë tashmë që Anglia ka dalë nga BE, ka më tepër investime. 

 Kemi qenë me ministrin e Diasporës në Irlandë në një sërë takimesh para dy vitesh. Për herë të parë në 170 vitet e fundit në Irlandë ishte kahja pozitive, që domethënë kishte më shumë të hyrë sesa të dalë. Kjo varej nga dalja e Anglisë nga BE-ja, sepse Irlanda tani është i vetmi vend anglisht folës në BE. Dhe shumë biznese që ishin në Mbretërinë e Bashkuar kanë kaluar në Irlandë. Irlanda ka rreth 4 milion banorë, ndërkohë që e ka diasporën 80 milion banorë. Ajo që duhet të na shqetësojë është që nga brain drain në brain gain. Edhe ky është proces sepse me teknologjitë e reja brain gain mund të bëhet edhe duke qenë në vende të ndryshme. Me atë që kemi parë ne në Irlandë, ishte një gjë e jashtëzakonshme domethënë mënyra interaktive e komunikimit dhe përfshirjes së diasporës irlandeze në republikën e Irlandës./Fjala.al/Ke.Ba

https://www.youtube.com/watch?v=Jwtq7zxvhgg

Ndiqni LIVE emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, në FJALA TV

https://www.facebook.com/110078253909771/videos/286144082470970/

 

Të fundit

Vetëdeklarimi i banimit, detyrim që duhet të kryhet në e-Albania nga kryefamiljari

Çdo qytetar me vendbanim apo vendqëndrim në Shqipëri ka detyrimin të bëjë vetëdeklarimin e adresës së banimit nëpërmjet e-Albania. Por...

Pas “Sunny Hill”, Dua Lipa nis pushimet në Ksamil: Arrita në kohë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, nuk i ndahet Shqipërisë. Pas mbylljes së edicionit të radhës të Festivalit Sunny Hill, artistja ka udhëtuar drejt...

Kokalari: PD-në e dua që ta riformoj me mentalitetin Republikan në SHBA!

Aktivistja dhe politikania shqiptaro-amerikane Evi Kokalari, ka reaguar përsëri për gjendjen e Partisë Demokratike, duke sqaruar edhe ata që e kanë komentuar me sulme,...

Venediku tradhëton Skënderbeun, por osmanët munden në betejën e Dibrës

Ngjarja e vitit 1448 është një episod i rëndësishëm në mozaikun diplomatik dhe ushtarak të kohës së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, që dëshmon për...

Horoskopi ditor, 6 Gusht 2025

Dashi Jeta juaj ne çift do jete mjaft e animuar gjate kësaj dite. Do ja kaloni për mrekulli pranë atij qe dashuroni dhe nuk do...

Lajme të tjera

Web TV