Batuta e deputetit Shameti: Gjermanët dhe COVID-19 nuk kaluan në Skrapar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti  Adnor Shameti  ka lëshuar një batutë gjatë  emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU. I pyetur nga gazetari Qafoku për situatën e pandemisë në Skrapar në të cilin Shameti është deputet i zonës ai tha se gjermanët dhe Covid-i nuk kanë kaluar në Skrapar.

 -Si e ke përballuar Koronavirusin?

-Të them të drejtën ka pasur shumë skepticizëm sikurse ende ka skepticizëm që a është e vërtetë, a s’është e vërtetë. Kujdes kemi pasur të gjithë, por frikë jo në kuptimin e plotë të fjalës.

-Ke qenë këtu, ke shkuar në Skrapar?

-Padiskutim, periodikisht. Edhe ato veprimtari që kemi bërë, nën masa të sigurisë. Jemi treguar shumë të kujdesshëm aq më tepër që nuk ka pasur COVID në atë zonë.

-Si është situata atje, nuk ka të infektuar?

-Jo, jo. Vetëm në Berat.

-Domethënë gjermani dhe covidi i kalojnë anash Skraparit.

-Mund t’a thuash dhe këtë. T’i mbajmë gishtat e kryqëzuara dhe të shpresojmë që do ngelet i tillë deri në fund./Fjala.al/Ke.Ba

https://youtu.be/1y6ocZHQya8
Ndiqni LIVE emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, në FJALA TV

https://www.facebook.com/110078253909771/videos/286144082470970/

Të fundit

Papa Leoni XVI del kundër Inteligjencës Artificiale, mesazhi i Atit të Shenjtë merr dhenë

Papa Leoni i XVI paralajmëroi mbi sfidat që sjell përparimi i Inteligjencës Artificiale, duke theksuar ndikimin e mundshëm që...

La Liga heq regjistrimin e Joan Garcias tek Barcelona, ja arsyeja

Emri i Joan Garcias u shfaq gabimisht për pak kohë në faqen zyrtare të La Ligas si lojtar i Barcelonës përpara se liga ta...

Zelensky: Putin dëshiron të pushtojë të gjithë Ukrainën, por ta dini…

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka reaguar ndaj fjalimit të fundit të presidentit rus, Vladimir Putin, duke theksuar se ky i fundit ka shprehur dëshirën...

Rinumërimi në qarkun Tiranë: Detajet e fundit dhe planin në vijim

Rinumërimi i 437 kutive të votimit në Tiranë ka treguar se dy partitë e mëdha janë favorizuar nga numëruesit e tyre në 11 maj. Prej...

Pogradec, sherr në lokal, goditen me gota dy persona

Një konflikt i nisur për motive të dobëta në një lokal në lagjen nr.1 të qytetit të Pogradecit ka përfunduar me dëmtime fizike për...

Lajme të tjera

Web TV