Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka takuar këtë të martë Kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti.
Gjatë takimit Hoti dhe Balla mësohet se u diskutuan për bashkëpunimin e gjithanshëm ndërmjet dy vendeve.
Kryeministri Hoti gjatë takimit me Ballën foli për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, me theks të veçantë në menaxhimin e pandemisë COVID-19 dhe në përpjekjet për rimëkëmbjen ekonomike.
Duke e vlerësuar rolin e diplomacisë shqiptare për Kosovën, kryeministri Hoti e falënderoi kryetarin e Grupit Parlamentar të PS Balla sidomos për kontributin e deputetëve të Shqipërisë në Parlamentin Evropian.
Balla do të takohet edhe me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.
Bo.Ba/fjala.al