Kanye West në lot pas nisjes së fushatës presidenciale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kanye West ka thënë se nëse gruaja e tij Kim Kardashian vendos të ndahet me të, ai do ta pranojë në paqe këtë vendim.

Në nisjen e tubimit të parë presidencial në Karolinën e Jugut të dielën, reperi mbajti një fjalim mjaft emocional dhe disi të çuditshëm, ku foli për qëndrimin e tij kundër abortit dhe eksperiencën personale. Reperi zbuloi se ai dhe Kim, e konsideruan abortimin e vajzës North, që tani është 7 vjeç.

“Unë desh vrava vajzën time”, u shpreh reperi në fjalën e tij. “E dashura ime më telefonoi duke bërtitur dhe tha ‘Unë jam shtatzënë’. Ajo po qante”.
Pasi shqyrtuan opsionet e tyre, West zbuloi se ata vendosën ta mbanin vajzën pasi Zoti i dërgoi një mesazh teksa po punonte në laptopin e tij në Paris.

“Ekrani im u bë bardhezi. Dhe Zoti tha: “Nëse tallesh me vizionin tim, unë do të tallem me tëndin”. Dhe unë e telefonova partneren time dhe i thashë: “Do ta mbajmë këtë fëmijë”.
Gjithashtu gjatë fjalës së tij, West bëri me dije se nëna e tij e ndjerë Donda e shpëtoi atë duke i rezistuar kërkesës së babait të tij për ta abortuar.

Kim ende nuk ka folur në lidhje me këto deklarata të bashkëshortit të saj në mediat sociale./Sa.Ka/Fjala.al

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV