Homazhet tek varri i Ibrahim Rugovës/ Basha: Ideja e tij sot është një realitet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë takimit në Kosovë, ka vizituar dhe varrin e ish-Presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova. Ai ka thënë se ideja e tij parashtruar ndërkombëtarëve që Pavarësia e Kosovës do të sillte paqe në rajon është sot një realitet.

Postimi plotë:

Një moment i veçantë për mua, sa herë që shkoj në Kosovë, është nderimi i arkitektit të Kosovës së pavarur Presidentit Ibrahim Rugova.

Dr. Ibrahim Rugova u bë nismëtar i një lëvizje madhore për liri, kur të paktë ishin ata që guxonin ta arrikulonin këtë ide, nën dhunën dhe terrorin serb.

Ideja e tij e parashtruar para miqve e partnerëve ndërkombëtarë se Pavarësia e Kosovës do ta paqtonte gjithë rajonin, është sot një realitet.

Vizioni, përkushtimi, dhe vepra e tij për paqe, liri, dhe pavarësi, e kanë lartësuar përgjithnjë Presidentin Rugova në altarin e shenjtë të historisë së Kosovës dhe mbarë kombit shqiptar.

Ibrahim Rugova do të mbetet frymëzim për breza të tërë politikanësh që vendin dhe popullin e tyre e vënë përpara interesit personal.

Nderim përjetë veprës së ndritur të Presidentit Ibrahim Rugova.

Të fundit

Ancelotti përplaset me Barcelonën për listën e Brazilit

Brazili ka publikuar listën me futbollistët e grumbulluar për dy sfidat e radhës eliminatore për Kupën e Botës 2026,...

BE dënon sulmin izraelit në spitalin në Gaza: Nuk justifikohet

Bashkimi Europian ka reaguar pas vdekjes së 5 gazetarëve ditën e djeshme në Gaza pas një sulmi me raketa të lëshuara nga Izraeli në...

Pse Donald Trump dëshiron të kontrollojë Rezervën Federale?

Nuk duhej tentativa e djeshme për të shkarkuar Lisa Cook nga Bordi i Guvernatorëve të Rezervës Federale, që të kuptohej se çfarë modeli qeverisjeje...

Osmani përshëndet kreun e ri të Kuvendit: Qeveria të votohet sa më shpejt

Presidentja e Republikës së Kosovë, Vjosa Osmani ka përshëndetur zgjedhjen e kreut të Kuvendit dhe nënkryetarëve të rinj, që i jep fund krizës disamujore Osmani...

Pse kaq shumë aksidente?! Policia jep shpjegimet

Qarku i Fierit rezulton më i prekuri nga aksidentet, nga të cilat vetëm gjatë këtij muaji, në 16 ngjarje, 3 persona humbën jetën dhe...

Lajme të tjera

Web TV