Ceremoni që kushton rreth 3 mln paund, zbulohet resorti ku do martohet djali i David Beckham

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është zbuluar resorti luksoz ku do të zhvillohet ceremonia e martesës së djalit të David Beckham, Brooklyn Beckham me të dashurën e tij miliardere.

Sipas raportimeve të “The Sun” kjo ceremoni do të kushtojë rreth 3 milionë paund.

Brooklyn dhe e dashura e tij Nicola Peltz u fejuan vetëm pak javë më parë dhe vitin e ardhshëm do të kurorëzojnë dashurinë e tyre.

21-vjeçari do që të martohet me aktoren 25-vjeçare në një vendpushim mahnitës në Itali.

“Borgo Egnazia” është resorti i përzgjedhur prej tyre dhe vendi ku u martuan edhe Justin Timberlake me Jessica Biel në vitin 2012.

Brooklyn bëri publik fejesën me trashëgimtaren miliardere fundjavën e kaluar, ndërsa theksoi se kishte gjetur shpirtin e tij binjak, edhe pse kishin vetëm 9 muaj të lidhur.

Ndërsa babai i Nicola Peltz, menaxheri i fondeve të investimeve dhe nëna e saj Claudia Hefner, raportohet se janë ofruar për të paguar dasmën.

Ata  kanë një pasuri që shkon në vlerën e 1.3 miliardë dollarëve.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Shkarkimi i Kim?/ Kokalari: Po gënjejnë, ja se çfarë po ndodh në Qeverinë amerikane

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka reaguar sërish në rrjetet sociale lidhur me largimin e Yuri Kim, ish-ambasadores së SHBA...

“O psikopate!” Debat me tone të ashpra, Gjesti “shpërthen” keq ndaj Eglit

Një debat i ashpër ka shpërthyer ditën e sotme mes Egli dhe Gjestit, pas ballafaqimit mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit, teksa përpiqeshin të sqaronin...

Trashësia arrin deri në 7 cm!/ Korça nën “petkun” e bardhë të dëborës

Mëngjesin e sotëm ka pasur prezencë të reshjeve të dëborës në të gjithë territorin e qarkut Korçë. Dëbora ka rënë me intensitet të ulët deri...

A shërojnë përqafimet? Magjia e Oksitocinës, ‘çelësi’ i lumturisë dhe shëndetit

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte nutricionisti nga Suedia Altin Joka, i cili foli...

‘5 me 1’, Rama më 29 mars me shqiptarët e Kretës: Fitorja për Shqipërinë do jetë e thellë

Kryeministri Edi Rama i rikthehet të shtunën e 29 marsit turit me diasporën, ku do të takohet me shqiptarët në Kretë. Ndërsa ka ndarë një...

Lajme të tjera

Web TV