Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi akuzohet për “Dhunë në familje”. Pas hekurave ka përfunduar shtetasi L. O., banues në Levan, Fier.
Sipas burimeve zyrtare ky shtetas është kapur në lagjen “Pavarësia 3” Vlorë duke ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatit të tij, për motive të dobëta.
Policia e Vlorës ka arrestuar dhe një 31 vjeçar, pasi akuzohet për veprën penale “Kultivimin e bimëve narkotike”. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale S. L., banues në Kaninë, Vlorë.
Sipas burimeve zyrtare ky shtetas u kap në kushtet e flagrancës në një parcelë, të cilën e kishte përgatitur për mbjelljen e disa bimëve të dyshuara si canabis sativa.
Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
/En.Br./Fjala.al