Koreja e Veriut i vë kushte Amerikës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agjensia Qendrore e Lajmeve koreane ka njoftuar sot se Koreja nuk do të rifillojë bisedimet bërthamore nëse Shtetet e Bashkuara nuk pranojnë kushtet dhe kërkesat e saj.

Zëvendës ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut Kim Kye Gwan është shprehur se Pheniani ka humbur shumë kohë me SHBA. Sipas tij marrëdhënia e Kim Jong Un-it me Presidentin amerikan Donald Trump mbetet pozitive, duke përmendur urimin që mori së fundmi udhëheqësi i Phenianit nga zoti Trump me rastin e ditëlindjes.

Por ai shtoi se Koreja e Veriut nuk do të marrë vendime bazuar në marrëdhëniet personale.

Dialogu për bisedimet bërthamore do të ndodhin kur SHBA-ja të pranojë kushtet dhe kërkesat e Phenianit, por diplomati nuk foli konkretisht se çfarë kërkon Pheniani.

Bisedimet SHBA-Kore e Veriut janë ndërprerë që nga muaji shkurti, pas takimit të dështuar mes udhëheqësve të të dy vendeve në Hanoi./Fjala.al

Të fundit

11 maji, Nard Ndoka: Berisha e ndërtoi fushatën mbi unin e tij, nuk pati frymë

Ish deputeti Nard Ndoka thotë se opozita nuk krijoi frymë me koalicionin PD-ASHM, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në...

Gjesti ftesë Egli Takos në katundin e tij?/ Ja detaji që ngriti dyshime

Një ndër fenomenet e Big Brother VIP Kosova dhe Albania ku këtë të fundit e fitoi Gjesti është parë sot në fshatin e tij...

Arrestohen dy persona/ Vodhën kasafortën me 15 mijë euro në një banesë, në Tiranë

Dy persona janë arrestuar pasi dyshohet se kanë vjedhur një kasafortë me 15 000 euro nga një banesë në rrugën “Muhamet Gjollesha” në kryeqytet,...

“Rijetëzim” i rezidencave qeveritare, mes tyre dhe ish-vila e Enver Hoxhës në Vlorë

“Hospitality Albania”, shtatë finalistët e fazës II prezantojnë përpara një jurie ndërkombëtare projekt-idetë arkitekturore për rimëkëmbjen dhe modernizimin e rezidencave qeveritare në vend. Më konkretisht,...

Kur luksi bllokon qytetin, banorët e Venecias kundër dasmës së Jeff Bezos!

Dasma e miliarderit Jeff Bezos me Lauren Sanchez, e planifikuar më 24 qershor në ishullin San Giorgio Maggiore në Venecia ka shkaktuar reagime të...

Lajme të tjera

Web TV