Ngel pezull çështja Bylis-Tirana, dështon mbledhja e Komisionit të Etikës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndeshja shumë e komentuar në media për trukim të rezultatit në interes të basteve midis Bylisit dhe Tiranës vijon të mbetet pezull.

Komisioni i Etikës nuk ka dhënë  ende asnjë vendim për këtë takim, që u luajt në kuadër të gjysmëfinales të Kupës së Shqipërisë, në “Adush Muça” të Ballshit.

Kjo ndeshje vazhdon të jetë nën lupën e hetuesve dhe specialistëve, ndërsa ditën e djeshme anëtarët e Komisionit të Etikës nuk u paraqitën në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit, përveç Fatmir Brakës dhe Bashkim Kokës.

Aktualisht nuk është vendosur ende një datë e dytë se kur mund të mblidhet sërish, ndërsa dëshmia me shkrim e presidentit të Tiranës, Refik Halilit, ka mbërritur në këto istanca.

Të gjitha materialet janë siguruar nga dëshmitë e arbitrit Juxhin Xhaja, të delegatit Besnik Çela, të presidentit të Bylisit Besnik Kapllanajt, trajnerit Veljko Dovedan dhe futbollistët Valentino Murataj dhe Jurgen Goxha dhanë deklaratat e tyre.

Ndërsa të martën e kaluar në Komisionin e Etikës u paraqitën trajneri i Tiranës Emanuel Egbo dhe lojtarët Erando Karabeci dhe Ilion Lika.

Po ashtu të pranishëm ishin edhe Refik Halili e drejtori i përgjithshëm Arbi Laçi.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV