Pas lajmit se është i infektuar, reagon për herë të parë Kadri Veseli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kadri Veseli, Kryetari PDK-së ka reaguar pas lajmit se është infektuar me COVID-19.

Veseli është shprehur se i është nënshtruar testit por ende nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Ndër të tjera ai ka shkruar se ka patur disa simptoma të lehta të virusit dhe për këtë arsye dyshon se mund të jetë bartës i tij.

Sipas rregullave, deri në marrjen e përgjigjes së tamponit, ai duhet të qëndrojë i izoluar.

“Të nderuar qytetarë,

Pas disa simptomave të lehta dhe dyshimeve që potencialisht mund të jam infektuar me Sars-CoV-2, sot e kam bërë testin.

Në përputhje me rekomandimet e institucioneve, jam vetizoluar deri në konfirmimin e rezultatit.

Apeloj te të gjithë qytetarët që t’i respektoni masat, t’i vendosni maskat, të mbani distancën dhe higjienën!”, shkruan Veseli.  /Ra.My.Fjala.al

Të fundit

Si Mira Murati po e ndryshon njerëzimin përmes një Inteligjence Artificiale “etike”

Shpërthimi i OpenAI si një ndër kompanitë e të ardhmes dhe shumë shpejt një prej më të vlefshmeve në...

Proda: Do të krijojmë Akademinë e Policisë për Ballkanin Perëndimor

Ditën e sotme, në Akademinë e Sigurisë, Zëvendësdrejtori i Programit ICITAP të Departamentit të Drejtësisë të ShBA-së, z. Steven Fields, i dorëzoi Drejtorit të...

Ish-këshilltari i Tony Blair: Skandaloze që Veliaj mbahet në burg pa një akuzë zyrtare!

Ish-këshilltari i Tony Blair, Alastair Campbell ka folur në një nga episodet e fundit të podcast-it “The Rest is Politics” në lidhje me mbajtjen...

Pas konfliktit të vjetër, ja si reagon Adelina Ismajli kur e pyesin për Leonora Jakupin

Këngëtarja e famshme Adelina Ismaili, ka njoftuar rikthimin në skenë me katër projekte muzikore të reja, në kuadër të 40-vjetorit të karrierës së saj....

Tri ditë vonesë, 90 kamionë me ndihma mbërrijnë në Gaza

Më shumë se 90 kamionë me ndihma humanitare nga Kombet e Bashkuara kanë mbërritur brenda Rripit të Gazës, tre ditë pas lehtësimit të një...

Lajme të tjera

Web TV