“Reflektoni miq!”/ Rama apel opozitës: Parlamenti vendos me apo ju, listat do hapen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik ku opozita jashtëparlamentare refuzoi të trajtoheshin në të ndryshimet kushtetuese ka ardhur një reagim dhe nga kryeministri Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan se refuzimi për të diskutuar mbi risitë kushtetuese është refuzim për të pranuar realitetin.

Rama i bën thirrje opozitës jashtëparlamentare që të reflektojë, pasi sipas tij Parlamenti vendos dhe pa ata dhe listat do hapen.

“Refuzimi për të diskutuar mbi risitë kushtetuese është në fakt refuzim për të pranuar realitetin dhe kjo është një sëmundje tanimë e vjetër e opojashtëparlametares!Keqardhje. Por me ata pa ata,Parlamenti vendos edhe për ta, si sot si në 30 korrik. Reflektoni miq, listat do hapen!” shkruan Rama.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Zjarr në Mallakastër, ndërhyrja e vështirë prej erës së fortë dhe terrenit të thyer

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e djeshme në fshatin Drenovë të bashkisë Mallakastër. Flakët janë përhapur...

Shumica e qytetarëve europianë mbështesin rikthimin e Mbretërisë së Bashkuar në BE

Një dekadë pasi deputetët votuan për të mbajtur referendumin që çoi në largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian, një sondazh ka treguar se shumica...

1789 – Marrja e Bastijës dhe shpërthimi i Revolucionit Francez

Më 14 korrik 1789, një ngjarje e jashtëzakonshme tronditi themelet e monarkisë franceze dhe vulosi fillimin e njërës prej periudhave më përcaktuese të historisë...

Horoskopi ditor, 14 Korrik 2025

Dashi Do të harxhoni shumë energji në komunikimin, bisedat dhe korrespondencën me të tjerët.  Kjo do të jetë një kohë e mrekullueshme për t’u çlodhur...

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë e Londrës triumfuan me rezultatin...

Lajme të tjera

Web TV