Si po e përdor Kina pandeminë për të marrë në dorë “frerët” e botës?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Si po e përdor Kina krizën në të cilën ndodhet bota nga COVID-19 për tu bërë një superfuqi botërore?

Ekspertët thonë se Kina po përdor pandeminë botërore dhe krizën që ka shkaktuar ky virus për të marrë në dorë “frerët” e botës.

Rasti i parë me koronavirus u regjistrua në Kinë dhe më pas mori një përhapje të gjerë në të gjithë botën.

Përhapja vdekjeprurëse shkaktoi kriza në shëndetin publik dhe bllokime pasi qeveritë anashkaluan gjithçka tjetër për t’u përqëndruar në betejën e dëshpëruar për të frenuar valën.

Por gjatë kësaj periudhe Pekini ka arritur të vulosë virusin brenda kufijve të vet.

Analistët dhe ekspertët perëndimorë kanë thënë se nuk është rastësi, duke paralajmëruar se Kina ka parë një mundësi për panik global.

Udhëheqësi kinez Xi Jinping ka bërë thirrje të hapur për vendin që të “shndërrojë rrezikun në mundësi”, raporton Brookings.

Cili është plani i madh i Kinës?

Andrew Erickson, një ekspert për Kinën në Kolegjin e Luftës Detare të SHBA, shkroi në tetor: “Xi Jinping zotohet ta bëjë Kinën përsëri të shkëlqyeshme. “Strategjia e Xi për një Kinë moderne me fuqi dhe ndikim të paparë kërkon rigjetjen e lavdive të humbura brenda dhe jashtë vendit.” Dhe disa thonë se nuk mund të ketë kohë më të mirë se kur pjesa tjetër e botës dobësohet dhe shpërqendrohet. /Ra.My. Fjala.al/

Të fundit

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë! Raportohen dy të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen nr. 4 të Sarandës, pranë stadiumit të qytetit,...

Partizanit i duhet mbështetja e tifozëve, zbulohet numri i biletave të shitura

Partizani do të përballet sot me Kaljun në “Air Albania” prej orës 20:00. Kjo ndeshje është e vlefshme për turin e parë të Ligës...

Fluks pasagjerësh në Rinas/ Krasniqi: Ky sezon turistik, ndër më të suksesshmit

Eksperti i turizmit, Isa Krasniqi thotë se ky sezon turistik, mund të konsiderohet nga më të sukesshmit. Në një intervistë për “Money Report” në ABC...

Zjarret në vend/ Mbi 90% janë të shkaktuara nga dora e njeriut, zonat më të rrezikuara

Vatrat më problematike në vend në 24 orët e fundit janë në Dibër, Bulqizë, Mallakastër dhe Vaun e Dejës. Në një intervistë për “Sot...

Ndihmë për e-Albania nëpër bashki/ Balluku monitoron sportelet ku ofrohet shërbimi

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku monitori nga afër sportelet në të cilat do të ofrohet shërbimi falas për të gjithë qytetarët, të cilët që kanë vështirësi...

Lajme të tjera

Web TV