Saki: “Lojtari apo loja?” Kjo është dilema e madhe e një projekti futbolli që më mundon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ai është padyshim një nga korifenjtë e futbollit italian, por edhe atij evropian dhe botëror dhe kur Arrigo Saki flet, bota e topkëmbës dëgjon. Në një intervistë të dhënë së fundmi për të përditshmen italiane, “Il Mattino”, ish-trajneri i njohur i Milanit dhe përfaqësueses së Italisë, ka folur për punën e Mauricio Sarrit në drejtim të Juventusit. “E prisja që të kishte vështirësi”, – ka zbuluar 74-vjeçari.

“Pyetja që i bëj vetes është se në qendër të projektit është lojtari apo loja? – ka vijuar Saki që njihet si një nga njerëzit që ka vendosur gurë kilometrikë sa i përket arritjeve, por edhe filozofisë së lojës. – Në një film ka rëndësi subjekti apo aktori? Sarri ka punuar me lojtarë që në këto vite kanë dhënë shumë dhe ai që ishte para tij, Masimiliano Alegri, është krejtësisht i kundër me të.”

“Nëse njëri është poli i Jugut, tjetri është poli i Veriut, – ka vijuar Saki. – Alegri thonte se vlen vetëm fitorja dhe e ka ndërtuar skuadrën duke e bazuar te kjo filozofi. Sarri ka marrë skuadrën e tij, çfarë mund të bënte tjetër?” Ish-trajneri i njohur ka folur edhe për titullin “kampion” që Juventusi pritet ta fitojë, por ka bërë edhe një paralelizëm midis tij dhe trajnerit aktual të bardhezinjve.

“Një futbollist i Juventusit vlen sa gjithë Atalanta, – ka kujtuar ish-strategu i Milanit. – Por nuk do ta fitojë titullin vetëm për këtë arsye, do ta fitojë edhe për sforcimet e Sarrit për të gjetur një ekuilibër mes këtyre vështirësive. Nuk lëviz askush pa top, nuk vrapojnë pa pasur topin në këmbë. Nëse e fajësoj për diçka? Nuk ishte regjisori i duhur për këta aktorë.”

Lexo edhe :  Moti bën kthesën e papritur, ja çfarë na pret nesër

“Ndoshta nuk duhej ta kishte pranuar stolin bardhezi. Por sezonin e ardhshëm gjërat mund të ndryshojnë. Unë shkova te Milani, isha një i panjohur, por ndoqa filozofinë time. Ndoshta kjo është ajo që i mungon”, – ka përfunduar ish-trajneri i njohur i Milanit dhe përfaqësueses së Italisë, Arrigo Saki.

Të fundit

Obeziteti, kërcënim për brezin e ri, ekspertët: Rrezik për sëmundje kardiovaskulare

Obeziteti po kthehet në një problem serioz shëndetësor, veçanërisht tek të rinjtë. Sipas mjekut kardiolog Sajmir Shehu, rastet e obezitetit...

“Para të gjithëve kam motrën”, Rozana Radi demaskon Olta Gixharin (VIDEO)

Prime i mbrëmshëm i Big Brother Vip Albania 4 riktheu Olta Gixharin në shtëpi, për të surprizuar motrën e saj, Gertën. Edhe pse thuhej...

84 vite të MARTUAR, çifti thyen REKORD botëror!

Një çift brazilian, dasma e të cilit ishte në vitin 1940, zyrtarisht mori rekordin botëror Guinness për martesën më të gjatë për një çift...

Çfarë të konsumoni në mëngjes nëse dëshironi të bini nga pesha?

Për ata që synojnë të humbin peshë, vaktet e mëngjesit luajnë një rol të rëndësishëm në procesin e menaxhimit të peshës. Hulumtimet kanë treguar se...

Manjani kritika SPAK: Arrestimi i Veliajt mbi hamendësime prokurorësh dhe hakmarrje

Nga Ylli Manjani Disa konstatime nga debati i "drejtësisë popullore" mbi rastin Veliaj. Dua të them se këto vëzhgimeve  i takojnë publikut, interesit të tij dhe...

Lajme të tjera

Web TV