Ja cilat janë tre shenjat më punëtore të horoskopit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashi

Dashi është një nga shenjat më të forta dhe këmbëngulëse të horoskopit. Nuk ka rëndësi sa herë u duhet të rrëzohen apo lodhen derisa të realizojnë qëllimin e tyre final, një Dash nuk dorëzohet kurrë përpara vështirësive. Besimi në vetvete, vullneti dhe shpirti luftarak janë tre epiteteve që përshkruajnë më së miri këtë shenjë dhe rrugëtimin e Dashit në çdo lloj nisme. Është një shenjë shumë inteligjente që e di mirë se çfarë do nga vetja dhe si të arrijë atë që do.

Luani

Jo vetëm Dashi, por edhe mbreti i zodiakut është një tjetër shenjë që karakterizohet nga shpirti luftarak, ndonëse në disa raste të jep përshtypjen e një shenje të pavendosur që nuk mund të përballojë presionin e sfidave. Kur i vendos vetes një qëllim, nuk di të tërhiqet pas derisa ta realizojë. Personat e lindur nën shenjën e Luanit bëjnë pjesë në radhët e atyre personave që arrijnë gjithmonë të tejkalojnë pritshmëritë e tyre dhe të tjerave.

Akrepi

Është e pamundur që një Akrep t’i lërë gjërat përgjysmë, përkundrazi shpeshherë e gjen veten duke marrë përsipër përgjegjësi që nuk i takojnë. Është nga të paktat shenja që e ka të skalitur kulturën e punës, por jo vetëm. Edhe në marrëdhënie shoqërore a dashurore Akrepi është ai që zgjedh të marrë vendime. Janë kokëfortë të lindur, gjë që i bën të pandalshëm derisa të realizojnë të gjitha qëllimet e tyre. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Pas katër vjetëve, Mali i Zi dërgon ambasadorë në Prishtinë dhe Beograd

Komiteti për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Kuvendit të Malit të Zi mbështeti propozimin e Qeverisë për emërimin e Bernard Çobajt...

Berisha: Arrestimin e Erion Veliajt e njoftoi para dy javësh Arben Ahmetaj

Kreu i PD Sali Berisha në fjalën e tij përpara Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike deklaroi se arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...

Luiza Gega në mesin e mbështetësve të Veliajt para GJKKO: E çuditshme si u ngritën akuzat

Në mesin e mbështetësve të kryebashkiakut Erion Veliaj, para GJKKO-së, ka qenë dhe atletja Luiza Gega, bashkë me atltetin Izmir Ismalajn. Kampionia shqiptare u shpreh se...

Arrestimi i Veliajt/ Faik Basha: Trump po bëhet vendimmarrës edhe në Shqipëri!

I ftuar në ‘Studio Live’  Faik Basha nga PL, hodhi kritika ndaj atyre që kanë dalë për të mbështetur Veliajn para SPAK. 'Rama po shoh Noc Rrokun...

“Qëndro ashtu siç je”/ Jozi reagon pas komenteve të Loredanës në spektaklin e së martës

Ish-banori i Big Brother VIP Albania 4, Jozefin Marku ka reaguar në llogarinë e tij në Instagram pas komenteve të Loredanës për lidhjen e...

Lajme të tjera

Web TV