Ministri gjerman: SHBA s’ndryshon në politikën e jashtme as me President të ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas paralajmëron Europën e Gjermaninë nga iluzioni, se një president i ri amerikan do ta ndryshojë politikën e jashtme të SHBA. Ndërkohë presidenti Trump paraqitet i sigurtë në fitore.

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas (SPD) nuk pret kthesë në politikën e jashtme amerikane, edhe nëse vjen një president i ri amerikan. Për mediat gjermane “Rheinischen Post» dhe «General-Anzeiger» (27.07) Maas ka paralajmëruar nga iluzioni si Gjermaninë edhe Europën, se në rast të humbjes së zgjedhjeve të presidentit amerikan do të ketë ndryshime në politikën e jashtme amerikane. „Kush pret tani në Europë vetëm për ndryshimin në Shtëpinë e Bardhë, duhet të përgatitet, që edhe në këtë rast nuk ka për të qenë më aq e rehatshme si dikur”, citon agjencia gjermane e lajmeve, dpa ministrin gjerman.

Sipas ministrit të Jashtëm Maas, politika amerikane si në fushën e jashtme edhe atë të sigurisë ka ndryshuar, dhe kjo jo që nga koha që Trump ka ardhur president. Rolin si polici i botës, SHBA nuk do ta luajë më si në masën e dikurshme, tha Maas. Europa duhet të shohë vetë, se çfarë duhet të bëjë për sigurinë e saj. Por SHBA mbetet partneri më i rëndësishëm i Gjermanisë jashtë Europës, prandaj përpiqemi për të ardhmen e marrëdhënieve, megjithë dallimet, thekson Maas.

Trump i sigurtë në fitore

Ndërkohë 100 ditë para zgjedhjeve në SHBA, presidenti Donald Trump paraqitet më se i sigurtë në fitoren e tyre pavarësisht vlerave të sondazheve. Të dielën (26.07), Trump shkroi në Twitter, se për fushatën e tij zgjedhore ka më shumë entuziazëm, se në vitin 2016. Rivali i tij, Joe Biden nuk ia del të ndezë entuziazmin, sipas Trump. „Shumica e heshtur do të flasë më 3 nëntor!!!”, tha ai. Sipas Trump sondazhe të gabuara dhe „fake neës” nuk do ta shpëtojnë „të majtën radikale”. Sipas shtabit zgjedhor të Donald Trump, rezultatet e dobta në sondazhe lidhen me atë, se republikanët janë në to më pak të përfaqësuar.

Lexo edhe :  Shqipëria merr pjesë në një panair të turizmit në botë,Rama: Prezantojmë përvojat e reja

Televizioni CNN publikoi të dielën një sondazh, sipas të cilit Donald Trump në tre shtetet federale më të synuara, qëndron pas sfiduesit të tij, Joe Biden: Floria, Arizona, Michigan. Në të tre këto shtete federale, Trump kishte fituar në vitin 2016. Edhe në sondazhet mbarëkombëtare, Trump ndodhet pas sfiduesit të tij, Joe Biden. Por këto sondazhe nuk kanë fuqi të madhe domethënëse në SHBA, për shkak të sistemit të komplikuar zgjedhor. Në fund është shumica e 270 zgjedhësve të njohur si “electors” nga shtetet federale që është vendimtare për fitoren, jo shumica e votave./DW

Të fundit

Elon Musk dhe trashëgimia e manjatëve në politikën amerikane

Biznesi ka qenë i ndërthurur me politikën amerikane që para themelimit të vendit. Pavarësisht që drejtuesit e bizneseve luajnë...

‘Nuk duhej të ishin ndjekur penalisht’, Presidenti Trump fal 23 protestues kundër abortit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump nënshkroi faljen e 23 protestuesve kundër abortit të enjten, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Në mesin e të...

Një tjetër moderatore do bëhet pjesë e BBV4, ja për kë bëhet fjalë

Moderatorja Krisa Çaushi do të bëhet pjesë e edicionit të këtij viti të Big Brother VIP Albania. Lajmi është konfirmuar nga burime ekskluzive për...

SPAK i dha leje për të udhëtuar jashtë, Sali Berisha tregon arsyet e vizitës në Gjermani

Kreu i PD Sali Berisha, në një intervistë dhënë për gazetarin ,Osman Stafa ka dhënë më tepër detaje rreth vizitës së tij në Gjermani. Berisha...

Virozat prekin grupmoshat pediatrike, fluks vizitash mjekësore në Korçë

Në repartin e pediatrisë të spitalit të Korçës është vërejtur një rritje e ndjeshme e fluksit të vizitave, që arrijnë deri në 60 raste...

Lajme të tjera

Web TV