“Oreksi vjen duke ngrënë”… Pas Botërorit, Katari kërkon edhe Olimpiadën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Thonë se oreksi vjen duke ngrënë dhe duket se kështu por ndodh edhe me Katarin, që, tanimë, pas sigurimit të së drejtës për organizimin e një Botërori, kërkon edhe atë të organizimit të një Olimpiade. Të hënën është e ditur se Komiteti Olimpik i Katarit ka njoftuar se shteti ka bërë kërkesë formale për t’u bërë mikpritës i Lojërave Olimpike dhe atyre Paralimpike në vitin 2032.

Nëse e fiton këtë të drejtë, Katari do të bëhej shteti i parë i Lindjes së Mesme që organizon një Olimpiadë. Kërkesa për t’u bashkuar me “dialogun e vazhdueshëm” jopërkushtues në lidhje me zhvillimin e këtyre Lojërave u bë e ditur nga vendi i Gjirit Persik në një letër që u dorëzua në selinë e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), në Lozanë të Zvicrës.

Australia, India, Indonezia dhe Gjermania kanë shfaqur gjithashtu interesim për të qenë organizatorë të këtyre Lojërave Olimpike. Katari nuk pati sukses në kërkesën për të qenë organizator i Lojërave Olimpike të 2016-ës, që u mbajtën në Brazil, në Rio de Zhaneiro, dhe atyre të 2020-ës, që duhet të mbaheshin në Japoni, në Tokio, por u shtynë me një vit për shkak të shpërthimit në shkallë globale të epidemisë së virusit korona.

Megjithatë, Katari do të bëhet shteti i parë i Lindjes së Mesme që organizon një Botëror të Futbollit, atë të vitit 2022.

Të fundit

Zgjedhjet e 11 majit, hapen disa kuti edhe në Durrës

Me kërkesë të dy anëtarëve të KAS u vendosën që të hapen të gjitha kutitë e KZAZ 21 dhe...

Zjarr në Shkodër, shkrumbohet nga flakët kati i dytë i banesës

Është përfshirë nga flakët mesditën e sotme një banesë ne fshatin Golem të Shkodrës. Referuar njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, shkak për ndezjen e...

Sonte Letoni-Shqipëri! Ku transmetohet ndeshja?

Kombëtarja shqiptare i rikthehet sot sfidave për kualifikimin në Kupën e Botës 2026 me ndeshjen në transfertën e Rigas ku do të përballet me...

Petkoviç paralajmëron takim trepalësh në Bruksel

Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviç, ka paralajmëruar se gjatë së martës në Bruksel do të zhvillojë një takim me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi,...

Një kantier ndërtimi 143-vjeçar: Antoni Gaudí dhe Sagrada Famìlia e tij

Një nga veprimet e fundit të Papa Françeskut ishte shpallja “të nderuar” e Antoni Gaudí-t, arkitektit të Sagrada Familia-s, një bazilike që ka qenë...

Lajme të tjera

Web TV