Urdhër arrestet e SPAK/Kush janë komisionerët e arrestuar për zgjedhjet e Dibrës, zbardhen detajet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë zbardhur detaje të reja lidhur me 22 urdhër arrestet që lëshoi Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lidhur me dosjen e shumëpërfolur ‘339’.

Behet fjalë për komisionerët e arrestuar për zgjedhejt vendore të Dibrës në 2017 të akuzuar për  veprën penlë “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar” .

Janë 22 persona  të cilët janë akuzuar  për këtë vepër penale prej të cilëve 11 kanë përfunduar në pranga, 8 në arrest shtëpie dhe 3 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë shkruan BallkanWeb.

DOKUMENTI I PLOTË
Nga aktet e administruara në funksion të hetimit të procedimit penal nr.29 të vitit 2019 (339 të vitit 2016) është konfirmuar gjithashtu që gjatë zgjedhjeve lokale të 2017 se:

Komisionerët zgjedhorë të Qëndrës së Votimit nr.1508 0, adresa e QV “Shetel”, shtetasit Shpëtim Stafa, Elidon Stafa, Ramiz Tuda, Fredi Marku, Dalvis Biba, Emilian Tuda, Redi Hysa kanë lejuar me dashje persona të tjerë të cilët janë paraqitur para tyre dhe kanë votuar në emër të votuesve të tjerë. Është provuar se në këtë qendër votimi është votuar për 22 persona të tjerë, duke shfrytëzuar faktin që ndodheshin jashtë shtetit. Në këtë rast komisionerët zgjedhorë kanë kryer veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”.

Komisionerët zgjedhorë të Qëndrës së Votimit nr.1335 adresa e QV, “Rubjek shkolla 9-vjeçare”, shtetasit Bashkim Allushi, Jakup Bregu, Altin Lala, Kasem Lala, Kujtim Uruçi, Zyhra Lala, Qemal Domi, kanë lejuar me dashje persona të tjerë të cilët janë paraqitur para tyre dhe kanë votuar në emër të votuesve të tjerë. Është provuar se në këtë qendër votimi është votuar për 7 persona të tjerë, duke shfrytëzuar faktin që ndodheshin jashtë shtetit. Në këtë rast komisionerët zgjedhorë kanë kryer veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”.

Lexo edhe :  Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit takim me Ambasadorin e Turqisë

Komisionerët zgjedhorë të Qëndrës së Votimit nr.1336 adresa e QV, “Rubjek shkolla 9-vjeçare”, shtetasit Besim Bregu, Indrit Bici, Mehdi Lala, Agim Lala, Oriada Lala, Bujar Sula, Qazim Lala kanë lejuar me dashje persona të tjerë të cilët janë paraqitur para tyre dhe kanë votuar në emër të votuesve të tjerë. Është provuar se në këtë qendër votimi është votuar për 23 persona të tjerë, duke shfrytëzuar faktin që ndodheshin jashtë shtetit. Në këtë rast komisionerët zgjedhorë kanë kryer veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”.

Ndërsa në këtë episod shtetasi Armelin Zela ka votuar në emër të personave të tjerë duke konsumuar veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”.

Bazuar në provat e administruara nga Gjykata e Posaçme ër Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar u caktuan masat e sigurimit personal për 22 shtetas të cilat janë ekzekutuar nga policia gjyqësore dhe konkretisht “arrest me burg” për 11 shtetas, “arrest shtëpie” për 8 shtetas dhe “detyrim paraqitje” për 3 shtetas. /Ra.My.Fjala.al

Të fundit

Dua Lipa përjeton tmerrin, i shpëton zjarrit masiv në Los Angeles: Ishte e frikshme!

Dua Lipa është një nga personazhet e famshëm që është larguar nga Los Angeles për shkak të zjarreve masive...

“Ndjenjat njohin moshë?” Debat i ashpër mes Xumit dhe Eglit

Situata filloi pas një mendimi të Xumit mbi ushqimin që kishin konsumuar, ku ai komentoi për fileton që kishin ngrënë, duke sugjeruar se nuk...

Përmbytjet e Vlorës/ Qeveria dëmshpërblen 375 familje të prekura me mbi 61 mln lekë

Qeveria Shqiptare mbështet banorët e prekur nga përmbytjet e datës 4 tetor 2024 në Vlorë. 61 milionë lekë shkojnë për 375 familje të prekura nga përmbytjet...

Komentet homofobe të Papës sjellin revolucion në Kishën Katolike

Kisha Katolike në Itali ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm sa i përket seminareve të priftërinjve. Siç bëjnë me dije mediat italiane, në to do të lejohen...

Kalifornia përballë katastrofës, tërmete dhe zjarre shkaktojnë viktima e dëme

Kalifornia u godit nga dy tërmete të njëpasnjëshme të premten ndërsa shteti perëndimor i SHBA-ve lufton me zjarret vdekjeprurëse. Një tërmet me magnitudë 3.7 u...

Lajme të tjera

Web TV