Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor/Rama: Mos dëgjojmë politizimin, të kompensohemi duke bashkëpunuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është duke u zhvilluar online samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor, ku në fokus të diskutimit ka qenë situata me pandeminë.

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij tha se nga parashikimet, Ballkani do të jetë rajoni më i goditur prandaj sipas tij duhet të kompensohen të gjitha vendeve duke bashkëpunuar më shpejt.

Kreu i qeverisë shqiptare shtoi se duhet një plan praktik ekonomik rajonal i implementuar dhe monitoruar nga gjithë liderët e Ballkanit por duke përfshirë edhe partnerët ndërkombëtarë.

”Secili prej nesh është goditur në mënyra të ndryshme. Disa me fragmente, disa me ndryshime. Ne për shembull, dhe disa si ne duke ulur numrat në turizëm dhe duke ndikuar në ekonomi. Në këto kushte ne mund të kompensohemi me më shumë dhe më shpejt bashkëpunim. Por jo të ripërsërisim çfarë kemi përsëritur për vite.

Aq lehtë sa ç’e bëjmë kur bëjmë një Këshill tjetër, ta bëjmë dhe në këtë format. Nëse ju Këshilli Atlantik, dhe të tjerët gjithashtu, të tjerët që janë prezent, BE dhe të tjerë, nëse do na bashkoheshit do ishte shumë ndihmë. Duhet të ecim më shpejt, dhe mos dëgjojmë politizimin që i bëhet këtij procesi. Kurrë nuk ka ndihmuar për njerëzit. Duhet ta kalojmë këtë sistuatë, sepse po presim për popujt dhe liderët që të japin rezultate pavarësisht feja, prejardhja, ngjyra etj.”- tha Rama.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Real Madrid gjen zëvendësuesin ideal të Kroos

Real Madrid është në kërkim të një organizatori të mirëfilltë në mesfushë, një profil që i mungon pas largimeve...

Trump: Zelensky dhe Putin janë si vaji me uthullën…

Donald Trump, ka komentuar përpjekjet për të organizuar një takim mes presidentit rus Vladimir Putin dhe atij ukrainas Volodymyr Zelensky, duke përdorur një krahasim...

Zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 13 vatra aktive gjatë orëve të fundit, 2 ende aktive

13 vatra zjarri janë evidentuar gjatë orëve të fundit nga të cilat 9 vatra janë shuar, 2 janë aktive ndërsa 2 të tjera në...

Policia greke: I gjetëm tre fëmijët mbi trupin e pajetë të nënës

Komuniteti lokal i Volosit në Greqi është i tronditur nga vrasja brutale e nënës shqiptare Mariola Nakoleci, 36 vjeçe, nga bashkëshorti i saj 40...

80 mln euro në arkë, si do i shpenzojë Interi në merkato?

Kur duhen edhe gati 10 ditë nga mbyllja e merkatos për ketë verë, Interi duhet të bëjë me patjetër dy perforcime shumë të nevojshme...

Lajme të tjera

Web TV