Sheshi kryesor i Tiranës, “Skënderbej” është përfshirë nga flakadanët e shumtë mbrëmjen e sotme nga tifozët e ekipit bardheblu të kryeqytetit, pasi ekipi i tyre u shpall kampion i Kategorisë Superiore për sezonin 2019-2020.
Tirana u shpallën për të 25-tën herë kampion të Shqipërisë, duke u rikthyer të triumfojnë pas disa vitesh.
Sot ishte ndeshja e fundit për këtë sezon, ku kryeqytetasit barazuan 1-1 me ekipin e Bylisit.
Edhe pse jemi në një kohë pandemia, tifozët nuk mund t’i ndal dot askush për të festuar titullin kampion për ekipin e tyre të zemrës.
/En.Br./Fjala.al
https://youtu.be/slUHY3dTU20