Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.
Këtë urim Balla ka vendosur ta shpërndajë nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ ku shkruan se këtë vit kjo festë merr një kuptim të vecantë sepse të gjithëve na duhet të sakrifikojmë jetën tonë të përditshme për tu mbrojtur prej armikut të padukshëm.
“Le të lutemi për jetët e humbura, si dhe për ata që po luftojnë me Covid 19” shkruan Balla.
MESAZHI I BALLËS
Mbarë njerëzimi sot kujton bindjen e Profetit Ibrahim ndaj Zotit. Festa e Sakrificës këtë vit merr një kuptim të veçantë kur të gjithëve na duhet të sakrifikojmë në jetën tonë të përditshme, për tu mbrojtur dhe për të këputur zinxhirin e infektimit prej armikut të padukshëm.
Le të lutemi për jetët e humbura, si dhe për ata që po luftojnë me Covid 19. Të shprehim mirënjohje për ata që janë në krye të detyrës. Kush nuk e ka kuptuar që kjo është një luftë, të zgjohet sot!
Le ta mësojmë thelbin themelor të sakrificës dhe ta festojmë këtë Bajram duke sakrifikuar egot tona!
Në këtë Kurban Bajram 2020, Zoti ju bekoftë me shëndet dhe lumturi. /Ra.My.Fjala.al/