Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryeministri i Kosovës Abdyllah Hoti i janë bashkuar mesazheve të ngushëllimit për vdekjen e nënës së kryeministrit Edi Rama, Aneta Rama.
Veseli përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se dashuria për nënën është e pafundme.
Ndërsa Hoti shkruan se me dhimbje ka marrë vesh lajmin për vdekjen e Aneta Ramës, ndërsa përcjell ngushëllime në emër të tij dhe të qeverisë kosovare.
Kadri Veseli- Ngushëllimet më të thella Kryeminsitrit Edi Rama për humbjen e nënës së tij të çmuar, Anetës. Dashuria për nënën është e pafundme, prandaj lutem që ta gjej forcën për ta përballuar një humbje kaq të rëndë e të pazëvendësueshme. Në këtë kohë pikëllimi, lutjet janë për të dhe familjen e tij.
Avdyllah Hoti- Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të nënës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama! Në emrin tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta kryeministrit Rama, familjes dhe gjithë të afërmve për humbjen e njeriut të tyre të dashur. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!/Bl.Ba/Fjala.al