‘Shtim të rasteve te moshat e reja’, Mjekja: Astiri, Fresku dhe Kodra e Diellit vatra të virusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një takim me epidemiologët dhe mjekët e Tiranës tha se institucionet shëndetësore po përgatiten edhe për periudhën e dimrit që situata e COVID-19 të mos jetë shqetësuese edhe me rrezikun që pritet të shfaqet nga virozat stinës.

“Prej pesë muajsh epidemiologët po bëjnë një punë të madhe në terren, për të gjurmuar, hetuar, testuar rastet e dyshuara, me qëllim ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit.

? Festat apo ditëlindjet po kthehen në vatra potenciale dhe si pasojë, rastet mes të rinjve janë shtuar, duke u kthyer në vektorë të përçimit të infeksionit edhe tek prindërit dhe gjyshërit e tyre.

Të ndihmojmë sistemin shëndetësor, të ruajmë shëndetin, duke shmangur grumbullimet e çdo lloji dhe duke zbatuar 3 rregulla të thjeshta ?#COVID19?”, u shpreh Manastirliu.

Ndërsa nga ana e tyre, mjekët thanë se rastet e konfirmuara janë përqendruar kryesisht në zonat rurale dhe lagjet e Tiranës ku janë përqendruar vatrat e infeksionit të koronavirusit janë në Astiri, tek Fresku dhe tek Kodra e Diellit.

“Në punën tonë prej 5 muajsh na ka ndodhur që kryesisht vatrat më të rëndësishme janë në zonat rurale tek Astiri, Fresku dhe kryesisht tek Kodra e Diellit. Kush është kryesore?

Vatrat janë të transmetimit komunitar, sidomos me hapjen, sidomos me ceremonitë mortore, festash, ditëlindje që marrin pjese grumbullime të rinj, që kemi vënë re kohët e fundit”, u shpreh mjekja në videon që ka shpërndarë ministrja në rrjetin social “Facebook”.

Po ashtu mjekët theksuan se ka një shtim të rasteve te moshat e reja dhe se është dyfishuar numri i grupeve në terren për gjurmimin e tyre./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Ajka është lule e bukur e gjakut tim”/Besi flet i përlotur për dashurië e madhe të jetës

A është i lumtur Bes Kallaku? Kësaj pyetjeje, kryeplaku i “Ferma VIP” iu përgjigj në studion e “Vizioni i...

E dinit? Ja pse Parisi njihet si “Qyteti i Dritës”

Parisi, kryeqyteti i Francës, është i njohur për arkitekturën e tij mahnitëse, thesaret artistike dhe ambientin romantik. Megjithatë, pak e dinë se ky qytet...

U gjykuan për diferencën në moshë, biznesmeni u ‘mbyll’ gojën komentuesve

Lidhja e Diola Dostit dhe Erolld Belegut është në qendër të vëmendjes kohët e fundit. Deri më tani, Diola ka dhënë disa intervista ku...

Si ndikojnë orët e gjumit në shëndetin e zemrës

Lidhja e gjumit me shëndetin e mirë është tashmë e njohur dhe e vërtetuar. Orët e gjumit dhe sidomos ato të gjumit të natës,...

“Një në 4 apartamente blihen nga të huajt”/Ekspertët: Ja zonat më të preferuara në Tiranë

Një në katër apartamente në Shqipëri blihen nga të huajt, ka deklaruar në  një emision televiziv drejtori Ekzekutiv i NAREA, Reinaldo Pipiria. “Ndryshe nga 2022...

Lajme të tjera

Web TV