Me shpejtësi 198 km/h dhe heqje patentash, çfarë ndodhi gjatë natës në aksin Sauk-Teg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shtetit ka vijuar kontrollet me Radar në aksin Sauk-Teg, për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara.

Gjatë kontrolleve të mbrëmjes së kaluar, policia ka kapur drejtues mjetesh me shpejtësi skëterrë deri në 198 km/h, si dhe shoferë të dehur në timon.

Nga kontrollet polica bën me dije se:

? regjistron 198 km/h, në një rrugë ku shpejtësia maksimale e lejuar është 90 km/h, shpejtësi për ?, por kurrsesi për të udhëtuar i sigurtë për veten dhe të tjerët në rrugë.

? shënon 1.11 mg/l dhe 0.99 mg/l alkool në frymëmarrjen e një drejtuesi mjeti pune! Papërgjshmëri dhe guxim i tepruar, pasojat e të cilës mund të jenë fatale ?, për jetën e përdorueseve të tjerë të rrugës.

Edhe pse kontrollet me radar dhe alkooltestues, janë shumëfishuar jo vetëm në Tiranë por në gjithë rrugët urbane dhe ato interurbane të Shqipërisë, pavarësisht se në fundjavë kontrollet janë edhe me të përqendruara, fushatat sensibilizuese gjithashtu më të shumta, përsëri ka akoma shumë drejtues mjetesh qe abuzojnë duke përdorur mjetin në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugore, si “vrasës” të sigurisë në rrugë.

Prej orës 20:00 e deri në këto momente, janë ✍??♀ 12 leje drejtimi, për shpejtësi që varionjnë nga 132 deri në 198 km/h. Dhe 7 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varionin nga 0.29mg/l deri në 1.11 mg/l.

Dy drejtues mjetesh në pranga për drejtim mjetin në gjendje të dehur që varionin nga 0.78mg/l deri në 0.99 mg/l, sasi që sipas testeve të verifikuara vinte në rrijtje.

Gjithashtu janë vendosur 5 gjoba maksimale, me nga 30 mijë lekë të reja secila për abuzim me shpejtësinë për drejtues mjetesh rezident në një nga vendet e BE-së.

Lexo edhe :  Berisha të hënën paraqitet para SPAK

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, mos abuzoni me shpejtësinë dhe alkoolin në timon, kujdesuni për jetën tuaj dhe të përdoruesve te tjetër të rrugës. Të fluturosh në rrugë gati me 200 km/h apo në gjendje të dehur ke cenuar rëndë sigurinë e jetës në rrugë. Policia Rrugore me radarë e dragera është prezente kudo, jo për të shtuar numrin e gjobave por për të parandaluar kërcënimin e jetës në rrugë nga këta drejtues mjetesh që abuzojnë me rregullin dhe normat e sjelljes në rrugë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Shqiptarët heqin dorë nga makinat e vjetra, rritet përdorimi i modeleve të reja

Shqiptarët po tregojnë gjithnjë e më shumë interes për rinovimin e flotës së automjeteve, duke hequr dorë nga makinat...

Gripi dhe ftohja: Cilat janë ngjashmëritë dhe ndryshimet?

Kur fillon të të dhemb fyti, hunda fillon të të rrjedhë dhe kthimi në shtrat duket më joshëse se kurrë, atëherë mund të kesh…...

“Fto në podcast motrat Hoxha”, Arbana Osmani i përgjigjet ndjekëses

Moderatorja e njohur Arbana Osmani i është përgjigjur një komentuesi në Instagram i cili i sugjeroi të ftojë në podcast producentet e “Top Channel”,...

Mërtiri: Berisha nuk e ka luftën me Ramën, por me Altin Dumanin

Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga fillimi i Prokurorisë së Posaçme, 5 vjet më parë. Sjellja e politikës ndaj SPAK është bërë edhe më...

Cila është dita juaj me fat sipas shenjës së horoskopit?

Për shumicën e njerëzve dita më e mirë është e premtja dhe arsyeja është sepse fundjava fillon menjëherë pas. Megjithatë, astrologjia mund të shpjegojë...

Lajme të tjera

Web TV