FOTO/ I kanë kaluar të 50-tat, por shikoni si duken Eli Fara dhe Irma Libohova me bikini

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtaret Irma Libohova dhe Eli Fara nuk njohin moshë. Ato kanë mahnitur me linjat e tyre trupore në fotot e postuara në rrjetin social “Instagram”, teksa shijojnë pushimet në plazhet e Shqipërisë.

Irma Libohova ishte e para që pozoi me bikini e shtrirë në breg të detit, duke vënë në pah linjat e saj perfekte trupore. Në moshën 59-vjeçare, këngëtarja ka një trup për t’u pasur zili nga të gjitha vajzat e reja.

“Mirëmëngjes nga kaltërsitë e detit Jon! Shqipëria është e bukur”, shkroi këngëtarja krahas fotos, ndërsa mori komente të shumta pozitive për fizikun e saj. Kjo ishte hera e parë për Irmën që postonte një foto të tillë në rrjetet sociale dhe vërtet pamja është mbresëlënëse kur mendon se është në prag të 60-ve raporton Panoramaplus.al.

Por hera e parë ishte edhe për kolegen e saj, Eli Fara, foton e parë të së cilës në “Instagram” e publikoi e bija, Marina Fara. Edhe Eli, e cila këtë vit festoi 53- vjetorin, duket shumë në formë e veshur me bikini të bardhë.

Edhe kur kishte ditëlindjen, përveç urimeve, nuk munguan edhe komentet në lidhje me formën e mirë fizike dhe dukjen e re të Elit, ku mes tyre kishte nga ata që shkruanin me pak humor se, “Eli ka mbi 50 vite që feston vetëm 20-vjetorin”.

Eli edhe këtë herë festoi krah vajzës dhe miqve, ndërkohë që statusi i saj vazhdon të jetë single. Madje, të tjerë komentues konstatuan se sekreti i rinisë së saj lidhet pikërisht me faktin që ajo prej vitesh nuk ka një bashkëshort në krah dhe kjo është një arsye që të mos e njohë plakjen, pasi bashkë me mungesën e burrit ka shmangur edhe streset e një martese.

Eli është nëna e një vajze të vetme, Marinës, nga martesa e saj në Korçë, së cilës i dha fund para shumë vitesh. Ndërkohë, Irma duket se i është rikthyer gëzimit të jetës pas humbjes së bashkëshortit, duke gjetur forcë për të vazhduar para edhe me projektet artistike.

Lexo edhe :  Samanta Karavella në pritje të ëmbël? Ja fotoja që ngriti dyshimet

Ndonëse nuk ka shumë këngë me videoklipe, ajo thotë se do t’i realizojë premtimet e Besnikut, bashkëshortit të saj, dhe do t’i publikojë këngët që i kanë mbetur në projekte.

“Do mundohem të bëj ndonjë videoklip modest në respekt të bashkëshortit tim, që i donte këto këngë, në mënyrë që ato të mbeten. Kur të mos kem shumë punë, besoj nga dimri. Amanetet e Besnikut, besoj do t’i çoj në vend”, tha këngëtarja.

Në një rrëfim prekës në emisionin “Lart e Poshtë” pak kohë më parë, Irma ka treguar gjithashtu se sa herë e merr malli për të shoqin, hap “Whatsapp”-in dhe lexon bisedat e gjata që shkëmbente me të.

“Ka një boshllëk, por jeta vazhdon dhe unë përpiqem të merrem me punë, vazhdoj gjithë ditën. Herë-herë shikoj kujtimet… mundohem ta heq kokën dhe të mos mërzitem. Mirëpo, ato janë aty dhe, e kam thënë edhe herë tjetër, dhimbja është e atij që ka fatkeqësinë dhe mundohem ta tejkaloj. Por kam njerëz rreth e qark, të cilët ma mbushin ditën. Ndonjëherë, kur jam vetëm hap gjithë chat-in e ‘Whatsapp’-it që kam me bashkëshortin, i kam ruajtur të gjitha muhabetet që kemi bërë, i kam të ruajtura mesazhet. Këto janë mungesa që njeriu ka dhe mundohem ta kaloj. Çfarë të bëj, jeta vazhdon!” ka treguar Irma.

Ndërkohë, Irma, po ashtu nënë e djalit të vetëm Ataol, është gjyshe për herë të parë. Në lidhje me formën fizike, ajo ka treguar se është shumë aktive dhe konsumon shumë lëngje.

/Ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Media italiane/ Shqipëria mes destinacioneve evropiane që nuk duhen humbur në 2025

Viti sapo ka filluar dhe shumë turistë po planifikojnë pushimet e tyre me kosto të ulët në 2025, për...

A do të thotë mbyllja e institucioneve serbe edhe ndërprerje e punës së tyre? Jo.

Punë edhe nga shtëpia, edhe nga një qytet kufitar i Serbisë. Ky është rasti i Milloshit nga veriu i Kosovës tash e disa muaj,...

Tërmeti shkund Italinë

Një tërmet me magnitudë 3.6 u regjistrua në orën 02:42 të mëngjesit në veriperëndim të Friuli Venezia Giulia, në provincën e Udines. Sipas të dhënave...

Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britani, shpëton gruan nga përmbytjet (VIDEO)

Një shqiptar që jeton në Britaninë e Madhe është kthyer në heroin e ditës, teksa pamjet treguan se ai rrezikoi jetën e tij duke...

SHBA/ Gjykata e Lartë mund të mbyllë TikTok! Dy miliarderët duan të blejnë asetet

Një grup i udhëhequr nga miliarderi dhe ish-pronari i Los Angeles Dodgers, Frank McCourt, ka bërë një ofertë zyrtare për të blerë TikTok nga...

Lajme të tjera

Web TV