Është ndarë nga jeta gazetari dhe shkrimtari, Musli Berisha, me origjinë nga Ferizaj. Lajmin e ka bërë me dije Televizionin Tema, pasi ka punuar më herët kryeredaktor në atë televizion.
Në një njoftim të bërë publik, televizioni shkruan se ka humbur një emër i madh i gazetarisë televizive.
Nuk dihet ende rreth shkakut të ikjes para kohe nga jeta të gazetarit dhe ish-kryeredaktorit, ndërsa kolegët e punës së tij kanë vlerësuar lart figurën e Berishës.
Përveç profesionit të gazetarit dhe shkrimtarit, Berisha ka punuar edhe si përkthyes në Komunën e Ferizajt.
Njoftimi i plotë:
Letër ngushëllimi familjes Berisha. Me rastin e ndarjes nga jeta të familjarit tuaj dhe kolegut tonë Musli Berisha, në emër të menaxhmentit dhe stafit të RTV TEMA, ju shprehim ngushëllimet tona juve dhe familjes suaj.
Lajmi për vdekjen e Musës na ka tronditur të gjithe neve, familjet tona dhe shikuesit e shtëpisë sonë mediale, të cilët kanë pasur rastin të bashkëpunojnë me këtë gazetar të shkëlqyer.
Emri i ish-kryeredaktorit tonë Musli Berisha, do te mbetet i shkruar me shkronja të arta në historikun e shtëpisë sonë mediale dhe të qytetit të Ferizajt, për punën dhe angazhimin e tij në ndërtimin e gazetarisë moderne, informimin objektiv të qytetarëve si dhe për edukimin e drejtë të brezave të ri.
Ferizaj dhe Kosova sot e kanë humbur një emër të madh të gazetarisë televizive dhe të krijimtarisë letrare. Zëri i bukur i Musës dhe figura e tij, e një profesionisti të kompletuar, gjithmonë do të mbesin në kujtimet tona.
/En.Br./Fjala.al