Astronautët e NASA-s drejt kthimit në Tokë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy astronautët e NASA-s që udhëtuan për në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës me mjetin e ri fluturues Crew Dragon të kompanisë SpaceX, janë duke u kthyer për në Tokë, pas një qëndrimi prej dy muajsh në orbitë.

Kapsula me astronautët do të bjerë me parashutë në Gjirin e Meksikës, duke i dhënë fund një udhëtimi që shënoi misionin e parë pas nëntë vitesh të NASA-s për dërgimin e astronautëve në stacionin orbital.

Kapsula e misionit Endeavour me astronautët amerikanë Bob Behnken dhe Doug Hurley u shkëput nga stacioni orbital të shtunën mbrëma për t’u ulur pranë brigjeve të Floridës të dielën pasdite.

NASA's historic SpaceX mission
NASA’s historic SpaceX mission

Kjo është procedura e parë e këtij lloji me një kapsulë hapësinore të ndërtuar nga një kompani private.

“Ishin dy muaj të shkëlqyer dhe ne vlerësojmë gjithçka që ju bëtë si ekuipazh për të na ndihmuar të provojmë aftësitë e Dragonit në fluturimin e tij të parë me njerëz,” i tha astronauti Hurley anëtarit amerikan të ekuipazhit të mbetur në stacion, Chris Cassidy, para largimit.

NASA dhe SpaceX, që monitoronin kthimin e ekuipazhit, e përjashtuan opsionin që kapsula të ulej në oqean në fillim të javës së kaluar, për shkak të stuhisë tropikale Isaias, e cila tashmë është zbutur.

Me uljen e së dielës në Atlantik, anija do të provojë se është në gjendje të transportojë me sukses astronautët për në hapësirë dhe t’i kthejë ata në Tokë. Këtë udhëtim kompania SpaceX e ka realizuar dhjetëra herë me ngarkesë por kurrë më parë me njerëz në bord.

“Pjesa më e vështirë ishte të na çonte në stacion, por më e rëndësishmja është të na kthejë në Tokë,” tha Behnken gjatë ceremonisë së lamtumirës të shtunën në stacionin hapësinor.

Lexo edhe :  Gledis Nano merr 100 mijë euro dëmshpërblim nga shteti!

Më 31 maj, SpaceX e sipërmarrësit miliarder Elon Musk, u bë e para kompani private që dërgon njerëzit në orbitë.

Zyrtarët e NASA-s kanë thënë se kapsula Crew Dragon, që mund të mbajë deri në shtatë astronautë, ka qenë në gjendje mjaft të mirë që nga lëshimi drejt stacionit hapësinor, ku astronautët kanë kryer testime dhe monitorime të funksionimit të saj gjatë kohës që ajo rrinte në pritje, e ankoruar në stacion./VOA

Të fundit

Kërkohet burgim i përjetshëm për Arsen Muskurtin, vrau vëllanë dhe kunatën

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka kërkuar...

Historia e çiftit në koncertin e Coldplay u zhvillua si një telenovelë

Të gjithë, në mënyrë kolektive, po përpiqemi të vendosim përmes telepatisë digjitale se çfarë e bën të pranueshme shkatërrimin e jetës së dikujt. Ky...

Mjerë gazetaria dhe gazetarët: Kur rakia bëhet analizë dhe rrushi koment politike

Nga Ilir Demalia Dje, teksa po shfletoja kanalet televizive siç shfletohet një gazetë e stërvjetruar që mblidhinin  bukën për punë në kohën e komunizmit, më zuri...

Nuk ndalet zjarri në Dukat, flakët rrezikojnë Parkun e Llogarasë

Zjarri në malin e Dukatit në Vlorë mbetet ende aktiv, pavarësisht se një ditë më parë u raportua se ishte vënë nën kontroll. Flakët janë...

Për delirantët e PD bëjnë ciu ciu në FB dhe në mbledhje duartrokasin Berishën

Myslim Murrizi ka qenë i fttuar për një intervistë në RTSH, një ditë më parë. Ndër të tjera, Murrizi kritikoi situatën në PD, e cila,...

Lajme të tjera

Web TV