Ndonëse të ndarë me kufij Shqipëria dhe Kosova kanë shfaqur gjithmonë një dashuri dhe mbështetje për njëra-tjetrën dhe këtë e kemi vënë re jo vetëm në çështjet politike por dhe në ‘punët zemrës’.
Marina Vjolla dhe Getoar Selimi janë njohur disa vite më parë dhe e kurorëzuan dashurinë e tyre më 10 shtator të 2017 në një dasmë madhështore të organizuar në Gjirin e Lalëzit. Çifti ka treguar për mediat se janë njohur nga rrjeti social ‘Instagram’ pavarësisht se shpesh shiheshin korridoreve të televizionit ku punonte Marina.
Edhe pse një histori që nuk para e dëgjojmë, mesa duket rrjetet sociale nuk është çudi që të shërbejnë si burim i një dashurie të finalizuar me martesë.
Vedat Ademi dhe Dorela është një çift tjetër që nuk i njohu ‘kufijtë’. Sot çifti feston 12 vjetorin e martesës. Ndërsa i dashuruar si ditën e parë Vedati shpërndan një foto së bashku me bashkëshorten e tij ku krahas së cilës shkruan “ Gëzuar përvjetorin! 12 vite të martuar”. Por me siguri jeni kurioz se si është njohur çifti, ata janë njohur krejt rastësisht në Tiranë në një ambient ku deliri i tyre ishte muzika. Ajo e rritur në një ambient muzikantësh, bija e një kompozitori ndërsa Vedati nga Mitrovica që arriti ti merrte zemrën dhe tani për mbi një dekadë janë së bashku. Në intervista të ndryshme Vedati ka treguar se ata ruajnë të njëjtat vlerësime për njëri tjetrin dhe vazhdojnë të jenë besnikë të mbrëmjeve së bashku.
Për vite me radhë është folur se çifti Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj janë së bashku dhe madje në lajmet rozë është folur dhe për ndarjen e ribashkimin e tyre. Ndonëse kurrë moderatorja dhe as biznesmeni kosovar Krenar Çoçaj nuk kanë konfirmuar lidhjen e tyre në media është folur se historia e dashurisë ishte thelluar deri në prezantimet e familjeve të njëri tjetrit. Lidhja e tyre në distancë kaloi disa sprova largësie, që detyronte Luanën të udhëtonte shpesh drejt Prishtinës dhe Krenarin të vinte shpesh në Tiranë. Mbetet për tu parë nëse çifti do të ta konfirmojnë dashurinë e tyre.
Në gusht të 2018 qarkulloi lajmi se Adelina Berisha dhe djali I deputetit shqiptar Lefter Koka kishin nisur një romancë. Arbër Koka dhe Adelina u panë së bashku duke shijuar pushimet në plazhin e Vlorës. Mes angazhimeve dhe largësisë Adelina u pa të udhëtonte shpesh drejt Shqipërisë të takonte të dashurin e saj, por nuk kanë qenë të pakta as rastet kur Arbri udhëtonte drejt Prishtinës për të qenë më pranë partneres së tij. Por kjo histori dashurie nuk u pranua kurrë nga dyshja.
Eni Koci dhe Genc Prevlukaj janë një nga çiftet më të dashura të showbiz-it shqiptar që nuk kanë ngurruar kurrë të shprehin dashurinë njëri-tjetrit. Ata prej vitesh po shijojnë një histori dashurie teksa në 3 nëntor të 2018 Genci i bëri një super propozim në Plavë këngëtares.
2020 është padyshim viti i surprizave të mëdha! Sara Hoxha me origjinë nga Tirana dhe rezidente në Gjermani prej dy vitesh është përfolur në media se ishte në një marrëdhënie me beqarin më të kërkuar Ledri Vula. Marrëdhënia e tyre u konfirmua këtë vit, ku përveç kësaj çifti gjithashtu tregoi se janë në një pritje të ëmbël. Së shpejti ata do të bëhen prindër të një vajze dhe këtë e ka konfirmuar vetë Ledri duke ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një video së bashku me partneren e tij çajnë tullumbacen ku zbulojnë gjininë e bebit.
Partnerë në jetë dhe kolegë në fushën profesionale, çifti i këngëtarëve Vesa Luma nga Prishtina dhe Big Basta nga Tirana prej vitesh janë një çiftet më të dashura në showbizin shqiptar. Dashuria e tyre i rezistoi kohës dhe u bëri ballë sfidave të vështira ndërsa tashmë ata janë të martuar prej 5 vitesh si dhe janë prindër të një djali të cilin e quajnë Lian.
Prej një kohe të gjatë pa rrjete sociale, Rina u rikthye dhe me një lajm të ‘madh’ ku për herë të parë ajo konfirmoi marrëdhënien me Sin Boy. Reperja nga Istogu, Rina Balaj dhe Sin Boy me origjinë nga Berati prej 2 vjetësh ndodhen në një histori dashurie ku si duket pas sakrificës së distancës kanë vendosur që të mos e kenë më një problem pas zhvendosjes së Sin Boy në Kosovë.
Të dy bëjnë pjesë në elitën e tekstshkruesve dhe artistëve më të mirë, por gjithashtu janë të njohur dhe për një histori të bukur dashurie që kanë patur së-bashku. Mc Kresha dhe Rozana Radi ishin një nga çiftet që u përfolën jo vetëm gjatë lidhjes, por edhe pas saj. Marrëdhënia e tyre 1-vjeçare fillimisht u pranua gjatë bashkëpunimit që ata patën në Kënga Magjike 2011.
Çifti gjithashtu nisi të bashkëjetonte në një shtëpi të përbashkët në Prishtinë, periudhë gjatë së cilës Rozana u dyshua se ishte shtatzënë, por të dy e mohuan ashpër këtë lajm. E megjithë sakrificave për një marrëdhënie të shëndetshme, tashmë secili ka marrë rrugë të ndryshme, teksa MC Kresha është martuar me Erzinën nga Kosova dhe është bërë baba i një vajze.
Në fillim të vitit 2019, moderatorja e njohur e “Prive”, Liberta Spahiu, e deklaroi të mbyllur historinë me kantautorin shqiptar, Flori Mumajesi. Janë përfolur shpesh se janë në një marrëdhënie romantike, por asnjëherë nuk e konfirmuan./Përgatiti Restina Guri për Fjala.al/