Shpërthim me eksploziv në Elbasan, i vendoset lëndë plasëse lokalit të ish-futbollistit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan.

Burtime për “Fjala.al” bëjnë me dije se eksplozivi ishte vendosur në pjesën e jashtme të lokalit  “Truth” të ish futbollistit Mateo Toçi, duke shkaktuar  vetëm dëme të vogla  materiale dhe fatmirësisht asnjë të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në orën 3 të mëngjesit të sotëm, ndërsa lokali ndodhet në qendër të qytetit të Elbasanit.

“Në orët e para të mëngjesit në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan në pjesën e jashtme të lokalit me administrator shtetasin M.T., në pjesën e jashtme të lokalit ka shpërthyer një sasi e vogel dyshohet lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Një nga pistat ku po heton policia është dhe ajo që ngjarja ka ndodhur për shkak të konkurencës, pasi lokali ndodhet në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit të Elbasanit./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

Presidenti Duka uron Vllazninë për kualifikimin: “Shpresojmë për një rrugëtim të gjatë”

Vllaznia u kualifikua për në turin e dytë të Conference League pasi eleminoi lituanezët e Daugavpils. Pas suksesit 2-4 në Riga, Presidenti i Federatës...

Lajme të tjera

Web TV