4 gusht 1961/ Obama, ngjitja në pushtet e afro-amerikanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Barack Hasan Obama u lind më 4 gusht 1961 në Honolulu, Hawaii. Është presidenti i 69-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Barack Obama është fitues i Çmimit Nobel për Paqe në vitin 2009. Në vitin 2004 ai u zgjodh në Senatin amerikan për Illinois. Kandidaturën për fushatën e zgjedhjeve e shpalli më 10 shkurt 2007 në Springfield (Illinois). Më 27 gusht 2008 Barack Obama u emërua në mënyrë zyrtare nga të deleguarit e Partisë Demokratike si kandidat për kryetar komune.

Fëmijëria dhe rinia

Barack Obama u lind në Honolulu si fëmija e prindërve Stanley Ann Dunham dhe Barack Obama Senior. I ati ishte me origjinë nga Alego, Kenia, ndërsa e ëma amerikane nga Wichita, Kansas. Në vitin 1964 prindërit e tij divorcohen dhe i ati vijon studimet në Universitetin Harvard. Obama e shikon të atin për herë të fundit kur ai ishte dhjetë vjeç. E ëma martohet me një student nga Indonezia dhe shkon më 1967 së bashku me djalin e saj në Jakarta, qytetin e bashkëshortit të ri.

Më 1971 Obama kthehet përsëri në Hawaii dhe rritet nën kujdesin e gjyshit dhe gjyshes nga ana e së ëmës, Madelyn dhe Stanley Dunham. Shkollën e mesme e përfundon në vitin 1979 me rezultate të shkëlqyera. Në atë kohë paramendonte të bëhej lojtar basketbolli. Në qershor te vitit 1988, Obama takoi Michelle Robinson, e cila më vonë u bë bashkëshortja e tij. Ata u martuan në 3 tetor të vitit 1991. Fëmija e parë e çiftit ishte Malia Ann, e cila lindi në vitin 1998. Në vitin 2001, ata lindën fëmijën e dytë, Natasha.

Studim dhe profesioni

Obama studioi fillimisht në Occidental College në Los Anxheles e më pas, më 1981, në Universitetin e Columbias në New York. Pas diplomimit si Bachelor në vitin 1983 në shkencat politike punoi për një vit në ndërrmarrjen Business International Corporation në New York. Më 1985 ndërroi vendbanimin në Chicago, ku punoi për një organizatë jofitimprurëse. Më pas studioi për tre vjet drejtësi në Universitetin Harvard.

Lexo edhe :  Papa Françesku: Tmerret e Holokaustit nuk duhet të harrohen apo mohohen

Më 1991 Obama mbaroi studimet e larta si jurist. Pas kësaj kohe, Obama u kthye më 1992 në Chicago dhe filloi me aktivitetin e tij politik: Me një fushatë për regjistrimin e votuesve të qytetarëve afro-amerikan të Chicagos ai mobilizoi mbi 150,000 njerëz për votimin e Bill Clinton si president i ShBA-ve. Deri në vitin 2004 ai mësoi drejtësi kushtetuese në Universitetin e Chicagos.

Karriera politike

Më 1996 Obama u zgjodh si deputet i një rrethit të Chicagos në Senatin e Illinois. Që nga 4 janar 2005 Obama e përfaqësonte shtetin federal të Illinois në Senatin e ShBA-ve. Në 4 nëntor 2008, Obama u vu kundër John McCain në zgjedhjet presidenciale amerikane. Ai u bë i pari afro-amerikan që kandidoi për zgjedhjet presidenciale në Amerikë. Në fjalimin e tij të fitores, Obama deklaroi: “Ndryshimi po vjen në Amerikë”. Sllogani i tij Yes We Can (Po Ne Mundemi) u bë e njohur në të gjithë botën.

Presidenti

Barack Obama u betua si President i 44-ërt i Shteteve të Bashkuara më 20 Janar 2009, pasi fitoi zgjedhjet e vitit 2008, kundër kandidatit Republikan John McCain me një diferencë prej 10 milion votash. Obama konsideronte të shenjta të drejtat e njeriut dhe të drejtën e secilit minoritet brenda ShBA-ve për të jetuar si i barabartë mes të barabartëve.

Të fundit

Tërmeti trondit Athinën

Një tërmet me magnitudë 4,5 i shkallës rihter është regjistruar pasditen e së enjtes në Greqi. Sipas Qendrës Europiane të...

Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët i kanë thënë emisarit në largim të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, se qasja e pabalancuar në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë ka ndikuar negativisht...

Gjykata rrëzon kërkesën e ish-kryebashkiakut Frrokaj për pezullimin e dënimit me burg

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj, i cili kërkonte, pezullimin e ekzekutimit të vendit të Apelit të Posaçëm,...

Begaj letër Kushtetueses: Përcaktoni skemën si do bëhet ripërtëritja e trupës gjyqësore

Presidenti Bajram Begaj i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese të përcaktojë skemën e ripërtëritjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Në një kërkesë dërguar Kushtetueses, kreu i...

Pikat doganore, Inteligjenca Artificiale do të përdoret për të luftuar kontrabandën

Shqipëria do të përdorë Inteligjencën artificiale në pikat doganore për të parandaluar rastet e  kontrabandës së mallrave. “Dhe për të zhilluar operacionet data-driven për analizën...

Lajme të tjera

Web TV