Kosova kërcënohet nga kriza e ujit të pijshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka pasur mungesës të theksuar të reshjeve atmosferike, ndaj përveç komunës së Gjilanit, edhe qytetarët e Prishtinës bashkë me ata të rrethinave, mund të ballafaqohen me krizë të ujit të pijshëm.

Sipas zyrtarëve të Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, aktualisht ka rënie të nivelit të ujit në liqenet e Badocit dhe Batllavës, prej të cilave sigurohet uji i pijshëm për më shumë se 140 mijë konsumatorë.

Ata thotë se nëse vazhdon mungesa e reshjeve, në ditët e ardhshme kompania do të fillojë të zbatojë masat e reduktimit.

Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” është ndërmarrja më e madhe e furnizimit më ujë të pijes në Republikën e Kosovës, nga e cila furnizohen me ujë tetë komuna të Kosovës, përfshirë kryeqytetin Prishtinën.

Edhe në Shoqatën e Ujësjellësve të Kosovës (SHUKOS), pohojnë se mungesa e reshjeve atmosferike, ka ndikuar në zvogëlimin e sasisë së ujit në nivel vendi, por gjendje më e rëndë, sipas kësaj shoqate, paraqitet të jenë në Komunën e Gjilanit.

Komuna e Gjilanit që nga mesi i vitit të kaluar është duke u ballafaquar me mungesë të madhe të rezervave të ujit. Në këtë komunë tashmë janë duke u zbatuar reduktimet.

Sasia e reshjeve në disa zona të Kosovës, konkretisht në zonën e Anamoravës, (që përbëhet nga komuna e Gjilanit, Vitisë dhe Kamenicës) vitin e kaluar kanë qenë nën vlerën mesatare të reshjeve që regjistrohen nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, pohojnë udhëheqës të këtij Instituti.

Liqeni i Përlepnicës

Të fundit

Monika Kryemadhi ndryshon profesion, merr pjesë si aktore filmi

Pas një muaji intensiv ku çdo ditë bëri fushatë për ish-bashkëshortin e saj, Ilir Metën, Monika Kryemadhi si i...

Ukraina ngre alarmin: Rusia kreu sulmin më të madh me dron që nga fillimi i pushtimit

Ukraina thotë se Rusia ka nisur sulmin e saj më të madh me dronë që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë, duke...

Berisha takon Presidentin e IDU në Bruksel: E njoha me farsën zgjedhore

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim ditën e sotme me Presidentin e IDU-së, Stephan Harper, në Bruksel. Lajmin e ka bërë...

Mori rreth 23 mijë vota, Gonxhe: “Nuk kam detyruar askënd”

Një ndër njerëzit që u votuan më së shumti në zgjedhjet e 11 Majit ka qenë ministri Blendi Gonxhja. Mbi 22800 qytetarë të Tiranës...

Papa Leoni XIV shkeli protokollin! Pse nuk lejohet përqafimi i vëllait?

Nën qiellin e hapur të Sheshit të Shën Pjetrit dhe përballë një turme prej qindra mijëra besimtarësh dhe liderësh botërorë, Papa Leoni XIV ka...

Lajme të tjera

Web TV